(VIDEO) Kovaçevski dhe Mickoski kërkojnë bashkim
Vendit i duhet bashkim. Kjo ishte porosia që e përcollën Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe lideri i opozitës Hristijan Mickovski në festën e krishtlindjeve. Të dy kërkuan t’ia shtrijnë dorën njëri-tjetrit për të punuar së bashku drejt mirëqënies.
DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR
“Të duash, të respektosh, të falësh, të ndihmosh dhe t’u japësh dorën atyre që kanë nevojë për ndihmë. Vetëm me mirësinë në zemrat tona dhe dëshirën për bashkim do të mund t’i kapërcejmë tundimet e ndryshme me të cilat përballemi”.
Bashkëpunim ka kërkuar edhe kreu i partisë më të madhe opozitare, Hristijan Mickovski.
HRISTIJAN MICKOVSKI, KRYETAR I VMRO-SË
“Le të japim një shembull me një mesazh bashkimi për të punuar së bashku drejt mirëqenies, përparimit dhe një shoqërie më të mirë. Le të punojmë së bashku për të ndryshuar realitetin e vështirë dhe të mos jetojmë më në pasiguri. Ne kemi nevojë për një realitet të ri dhe më të mirë”.
Sipas Mickoskit ndryshimet kushtetuese nuk janë bashkim por tradhti. Ai tha se shumica dërrmuese e qytetarëve janë kundër atij akti dhe problem që, siç thotë ai e solli qeveria e BDI-së dhe LSDM-së. /SHENJA/