(VIDEO) Kovaçevski arsyeton pjesëmarrjen e Sorosit në samitin në Shkup, na ndihmoi kur e kishim bosh arkën e shtetit

(VIDEO) Kovaçevski arsyeton pjesëmarrjen e Sorosit në samitin në Shkup, na ndihmoi kur e kishim bosh arkën e shtetit

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, ka komentuar faktin se në darkën joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor, ka marrë pjesë Aleksandër Soros, si dhe Ali Ahmeti dhe Artan Grubi.

Kovaçevski, pjesëmarrjen e tyre e arsyetoi duke thënë se ishte një darkë joformale, në të cilën përveç liderëve nga vendet perëndimore, Ballkani, ka pasur edhe njerëz me përvojë, të cilët, siç tha ai, ka të paktën njëzet vjet në politikën maqedonase dhe rajonale.

 Dimitar Kovaçevski, kryeministër

 “Formati ishte i tillë që njerëzit me përvojë të vërtetë, të cilët kanë 20-30 vjet në politikën maqedonase dhe rajonale, mund të ulen dhe të shkëmbejnë mendime të njëjta, të ngjashme apo të ndryshme, prandaj edhe përbërja ishte e tillë. Prandaj aty ishin edhe presidenti Pendarovski dhe kryetari i BDI-së dhe kryeministri i Kosovës, ndihmës sekretari i shtetit i SHBA-së, ku ishte edhe një darkë joformale ku mori pjesë edhe z. Soros, i cili që nga dita e parë e pavarësisë së vendit tonë, ka një rol pozitiv”.

Kryeministri, gjithashtu rikujton një moment historik dhe  shpehet në formë falenderimi në darkën informale me Soros duke thënë se “kur u bëmë shtet i pavarur dhe llogaria jonë ishte zero, ndihma e parë erdhi nga fondet e tyre”.

 

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

 “Unë do t’ju tregoj një informacion dhe mund ta kontrolloni në Bankën Kombëtare. Kur u bëmë shtet i pavarur dhe kur rezervat tona shtetërore ishin të barabarta me zero dhe kur llogaria rrjedhëse e Maqedonisë në atë kohë ishte zero, ‘lidhja urë’ e parë që Maqedonia mori në atë kohë ishte pikërisht nga fondet e Sorosit. Nëse ju kujtohet, ju jeni më i ri, por Gordana Siljanovska dhe Gjorge Ivanov mund t’ju thonë se domenet e tyre të parë në internet kanë qenë me shenjën e Soros”.

 

Siç tha ai, bëhet fjalë për një njeri që ka shumë përvojë me vendin tonë dhe që ka treguar se ka ndihmuar në zhvillimin e demokracisë dhe në formimin e institucioneve, mbi të gjitha joqeveritare, pjesëmarrjen në zhvillimin e mediave. /SHENJA/

 

MARKETING