(VIDEO) Konflikti në Lindjen e Mesme: Mbi 400 shtetas të RMV-së në pritje të evakuimit

(VIDEO) Konflikti në Lindjen e Mesme: Mbi 400 shtetas të RMV-së në pritje të evakuimit

Mbi 400 shtetas maqedonas po presin evakuim nga disa shtete në Lindjen e Mesme, për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë dhe tensioneve në rajonin e Lindjes së Mesme. Sipas informacioneve më të fundit, po përgatitet një plan për evakuimin e sigurt të shtetasve maqedonas nga Irani, ndërsa për ata që ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar, për momentin nuk ekzistojnë kushte të sigurta për evakuim.

MARKETING

Description of image

Autoritetet bëjnë të ditur se po koordinojnë aktivitetet me ambasadat partnere dhe institucionet ndërkombëtare për organizimin e korridoreve të sigurta të largimit. Një pjesë e shtetasve ndodhen në Izrael, ku situata e sigurisë mbetet e tensionuar, ndërsa të tjerë janë në Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për arsye pune apo qëndrime të përkohshme dhe kanë shprehur shqetësim për zhvillimet e fundit në rajon.

Nga ana tjetër, kryeministri Hristijan Mickoski ka realizuar një bisedë telefonike me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, me çka ka shprehur solidaritetin me popullin e Emirateve të Bashkuara dhe i ka shprehur ngushëllime për viktimat nga sulmet. Gjatë kësaj bisede, u fol edhe për shtetasit e maqedonisë që ndodhen në rajonin e lindjes së mesme.

Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së

Në bisedë theksova edhe nevojën për kujdes dhe koordinim të shtuar për sigurinë e shtetasve maqedonas që ndodhen në rajon. Informova se institucionet e shtetit janë plotësisht të mobilizuara dhe po e ndjekin me kujdes situatën, me gatishmëri për ndihmë, mbështetje dhe asistencë në kohë, nëse kjo do të jetë e nevojshme”.

Pas tensionimit të situatës në Lindjen e Mesme, presidentja Gordana Siljanoska Davkova mblodhi të dielen Këshillin e Sigurisë. Pas mbledhjes, presidentja deklaroi se, gjendja në shtet është stabile dhe nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING