(VIDEO) Konfiskohen mbi 500 metra kub dru, 140 kallëzime për prerje ilegale

(VIDEO) Konfiskohen mbi 500 metra kub dru, 140 kallëzime për prerje ilegale

 

MARKETING

Shik.mk

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, ka njoftuar se policia pyjore ka zhvilluar aksione të shtuara kundër prerjes së paligjshme të druve në të gjithë vendin. Sipas tyre, gjatë muajit shtator dhe në fillim të tetorit, janë sekuestruar mbi 500 metra kub dru të prerë në mënyrë të paligjshme, ndërsa janë ngritur 140 kallëzime. Ministria ka theksuar se përkohësisht janë konfiskuar 13 automjete transportuese dhe 17 automjete të udhëtarëve.

Sic thonë nga Ministria e Bujqësisë, kontrollet synojnë edhe parandalimin e furnizimit të paligjshëm me dru të amvisërive dhe kapaciteteve prodhuese, veprimtari që shkakton dëme të konsiderueshme në fondin pyjor,

BORCE SERAFIMOVSKI, MINISTËR I BUJQËSISË

“Aksionet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, në të gjithë territorin e vendit. Mbrojtja e pyjeve është interes publik dhe përgjegjësi institucionale e jona”.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave u ka bërë thirrje qytetarëve që në prag të sezonit të ngrohjes, drutë për ngrohje t’i blejnë vetëm nga shitësit dhe depot e licencuara. Blerja e drunjve nga burime të ligjshme kontribuon drejtpërdrejt në parandalimin e tregtisë së paligjshme dhe në mbrojtjen e pyjeve.

Njëkohësisht, qytetarët ftohen që çdo dyshim për prerje, transport dhe shitje të paligjshme të drunjve ta raportojnë te Policia Pyjore dhe organet e tjera kompetente.

Zebushe Ramadani /SHENJA/

MARKETING