Kryeministri i britanik para takimit me Zelenskyyn: Udhëheqësi ukrainas nuk do të largohet duarbosh nga Britania
Kryeministri britanik, Andy Burnham, do të presë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në Londër për bisedime më vonë të mërkurën, pasi kryeministri u zotua se udhëheqësi ukrainas “nuk do të largohet nga Britania sot duarbosh”, transmeton Anadolu.
Burnham do të zhvillojë bisedime me Zelenskyyn në Downing Street të mërkurën pasdite, ku kryeministrin britanik pritet të përcaktojë se si qeveria e tij do të hartojë sanksione të mëtejshme kundër Rusisë.
Vizita është e dyta e presidentit ukrainas në Britani që kur Burnham u bë kryeministër.
Kjo vjen pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të dielën se Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për një “armëpushim energjetik”, ndërsa SHBA-ja përballet me reagime në rritje për planet për të importuar naftë nga Moska.
“Mezi po e pres takimin tim me Presidentin Zelensky pas disa orësh,” u tha Burnham ligjvënësve në Dhomën e Komunave të mërkurën herët.
Duke kujtuar bësedën telefonik me udhëheqësin ukrainas të shtunën, Burnham tha se ai e kuptoi se për të ishte “një tjetër moment shumë i errët dhe i vështirë “, ndërsa ata mendojnë që dimri do të jetë i ashpër për popullin ukrainas.
“Unë e kuptoj se ai po mban peshën më të rëndë në këtë moment dhe është jashtëzakonisht e vështirë për të”, shtoi ai.
Burnham përsëriti gjithashtu angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Ukrainës.
“Do ta dëgjoj Presidentin Zelensky me kujdes, por ai nuk do të largohet nga Britania sot duarbosh”, shtoi kryeministri.
Pas mbërritjes së tij, Zelenskyy tha se do të pritet nga mbreti Charles i Britanisë dhe se do të ketë një “takim të rëndësishëm” me Burnham.
“Ne do të diskutojmë një gamë të gjerë çështjesh sigurie. Ne po përgatisim vendime që do të na forcojnë,” shkroi ai në kompaninë amerikane të mediave sociale X.

