(VIDEO) Komunat dhe profesorët optimistë për institucionalizimin e “Akademisë Shqiptare’’

(VIDEO) Komunat dhe profesorët optimistë për institucionalizimin e “Akademisë Shqiptare’’

Kryetarët e katër komunave të drejtuara nga koalicionit VLEN, ai i Tetovës, Bilall Kasami, i Çairit, Visar Ganiu, i Gostivarit Valbon Limani dhe kryetari i Zhelinës, Blerim Sejdiu, sot në Tetovë kanë takuar intelektualë shqiptarë, me çka theksojnë se arsyeja e takimit është dinamizimi i realizimit të projektit shkencor të koalicionit VLEN, për krijimin e Akademisë Shqiptare.

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, tha se takimi i parë ka rezultuar me një marrëveshje mes kryetarëve të komunave, ku janë dakorduar për rrugëtimin e më tutjeshëm të këtij projekti të rëndësishëm.

BILALL KASAMI, KRYETAR I KOMUNËS SË TETOVËS

Ne si katër komuna të udhëhequra nga kryetar shqiptarë, shprehim pëkrahjen tonë të pa rezervë për këtë projektë të rëndësishëm kombëtarë dhe tregojmë angazhimin tonë që në periudhën e ardhshme deri në intitucionalizimin e kësaj ideje, të jemi pranë këtij projekti të rëndësishëm kombëtarë” .

Ndërkaq, profesori Hasan Jashari, i cili foli në emër të gjithë profesorëve, sqaroi se për çfarë janë marrë vesh dhe çka më saktësisht kërkojnë ata.

HASAN JASHARI, PROFESOR

Ne me kryetarët e komunave nuk kemi bërë asgjë tjetër, përveq se e zhvillojmë dialogun shoqëror. Dialogu shoqëror ka të bëjë me atë që të gjitha segmentet e shoqërisë të sensebilizohen, edhe të na shohin neve si miq, e jo si armiqë të shkencës. Ne kemi patur provoja të errëta periudhat e kaluara kur ka qen UT-ja, d.m.th kur është formuar, të gjithë atherë kanë pasur një rol diskutabil, prandaj ç’do iniciativë e re është produktë i shoqërisë qyetetare, i demokracisë liberale”.

Profesori shtoi se komunat do t’i përkrahin projektet e tyre, me mjete materiale, ndërsa ata njëzëri theksuan se ky projektë ka për qëllim të krijojë një institucion tjetër shkencor që do të bashkojë mendimin autentik shqiptar në një zhvillim të përbashkët dhe të barabartë shoqëror.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING