(VIDEO) Kocevski: Prokuroria nuk mundi të merrte masa të ashpra derisa zhvilloheshin hetimet
Kryeprokurori shtetëror Lupço Koceski, thotë se nuk e di se ku ndodhet ish zv/kryeministri, Artan Grubi. Koceski zbuloi se Grubi ndodhej në “stop listë” disa ditë përpara se të arratisej. Në intervistën për Radion Evropa e Lirë, ai tha prokuroria nuk mund të jepte urdhër tjetër eventual për ndonjë masë më të ashpër, pasi lënda ishte akoma në fazën parahetimore.
LUPÇO KOCESKI, KRYEPROKUROR SHTETËROR
“Në këtë moment, Prokuroria Publike nuk ka informacione për vendndodhjen e të dyshuarit Artan Grubi. Megjithatë, lidhur me arratisjen, mund të them se Prokuroria kishte vendosur një masë “Ndalimi” për të gjitha organet doganore, që do të thotë se kjo masë ishte vendosur disa ditë përpara se ai të largohej nga shteti”
Kocevski siguron se “informatori” që dyshohet se nxori informacionet mbi hetimin e Lotarisë Shtetërore, dhe me këtë mundësoi që të dyshuarit Artan Grubi e Përparim Bajrami t’i shmangen drejtësisë, nuk është nga Prokuroria.
LUPÇO KOCESKI, KRYEPROKUROR SHTETËROR
“Aksioni u zbulua në fazën përfundimtare, pra një ose dy ditë përpara se të ndërmerrej zyrtarisht. Pikërisht për këtë rrethanë, Prokuroria Publike po heton tani për të zbuluar kush është ‘informatori’ që zbuloi aksionin. Në këtë drejtim, unë si prokuror shtetëror mund t’ju garantoj se nga ana e Prokurorisë Publike nuk rrjedhin asnjë informacion në lidhje me ato hetime paraprake. Masat e ndjekjes ishin aktive për muaj me radhë dhe asnjë prej tyre nuk u zbulua”.
Ndërkohë, prokurori Ljupço Kocevski, nuk pret të shkarkohet përkundër kritikave të kryeministrit për institucionin që drejtohet nga ai.
Samir Mustafa /SHENJA/