Pas Francës dhe Spanjës, rreziku nga zjarret zhvendoset drejt Greqisë dhe Italisë
Qendra e Bashkimit Evropian për Koordinimin e Reagimit ndaj Emergjencave ka paralajmëruar se rreziku më i madh nga zjarret po zhvendoset drejt lindjes së kontinentit.
Greqia dhe vendet e Evropës Qendrore pritet të përballen me kushte më të rrezikshme, ndërsa Italia mund të hyjë në një fazë kritike në fillim të gushtit, shkruan Reuters.
Maria Zuber, drejtuese e qendrës evropiane, tha se temperaturat e larta, ajri i thatë, era dhe mungesa e reshjeve po krijojnë një kombinim që mund t’i përhapë zjarret me shpejtësi.
Ndërkohë, Franca dhe Spanja vazhdojnë operacionet kundër vatrave aktive.
BE-ja ka dërguar shtatë aeroplanë dhe katër helikopterë për operacionet në Francë. Spanja ka marrë gjashtë aeroplanë dhe tri ekipe tokësore zjarrfikësish.
Mjete të tjera janë vendosur paraprakisht në Evropën Lindore dhe Qendrore, në mënyrë që reagimi të jetë më i shpejtë nëse shpërthejnë vatra të reja.
Sipas të dhënave evropiane, viti 2025 ishte sezoni më i rëndë i regjistruar, me më shumë se një milion hektarë të djegur.
Ritmi i vitit 2026 është i ngjashëm dhe autoritetet nuk e përjashtojnë një tjetër rekord.

