(VIDEO) Këshilltarët e LSDM-së kërkojnë rritjen e sigurisë së punëtorëve

(VIDEO) Këshilltarët e LSDM-së kërkojnë rritjen e sigurisë së punëtorëve

Pas ngjarjes tragjike, grupi i këshilltarëve të LSDM-së në Këshillin e Komunës së Kisella Vodës ka kërkuar thirrjen urgjente të një seance të jashtëzakonshme. Koordinatorja e grupit të këshilltarëve, Daniela Nastova Pishtollova, shprehu ngushëllime për familjen e viktimës dhe u uroi shërim të shpejtë të lënduarve, duke theksuar se rasti hap çështje serioze lidhur me sigurinë në aktivitetet ndërtimore dhe funksionimin e institucioneve. Nga LSDM kërkojnë që në seancë të miratohen masa konkrete, ndër të cilat: formimi i një komisioni të pavarur profesional për verifikimin e të gjitha lejeve të ndërtimit, vendosja e një moratoriumi mbi aktivitetet ndërtimore derisa të vërtetohet siguria e tyre, si dhe transparencë e plotë përmes publikimit të dokumentacionit.

DANIELA NASTOVA PISHTOLLOVA, KOORDIDANORE E GRUPIT TË KËSHLLITARËVE TË LSDM-SË NË KOMUNËN E KISELLA VODËS

Kjo tragjedi, nuk lejohet të jetë vetëme dhe një lajm që do të kalojë pa përgjegjësi. Ajo hap pyetje serioze për sigurinë e aktiviteteve ndërtimore, për respektim të dispozitave dhe rolin e institucioneve. Pikërishtë për këtë, sot kemi dorëzuar kërkesë për thirrje urgjente për seance të jashtëzakonshme në këshillin e Komunës së Kisella Vodës”.

Ndërkaq, konferencë për media pasoi edhe nga Kryetarja e komunës së Kisella Vodës, Beti Stamenkoska – Trajkoska, e cila poashtu shprehu keqardhje të thellë për ngjarjen tragjike.

Ajo tha se siguria e qytetarëve dhe punëtorëve është prioritet absolut dhe nuk duhet të jetë objekt i përfitimeve politike. Sipas saj, institucionet kompetente kanë vepruar dhe janë në proces kontrollet për të përcaktuar të gjitha rrethanat që lidhen me ngjarjen, duke shtuar se Komuna bashkëpunon plotësisht me institucionet dhe do të veprojë në përputhje me të gjitha gjetjet dhe rekomandimet.

BETI STAMENKOSKA-TRAJKOSKA

E kuptojmë shqetësimin e publikut, por apelojmë për përgjegjësi dhe përmbajtje nga publikimi i informacioneve të paverifikuara dhe politizimi i rastit. Situata të tilla kërkojnë një qasje serioze dhe institucionale, e jo reagime ditore politike. Komuna është e hapur për diskutim brenda institucioneve, por vendimet duhet të bazohen në fakte dhe analiza profesionale, e jo në supozime”.

Ajo tha se Komuna e Kisella Vodës do të vazhdojnë ta informojë publikun në mënyrë transparente për të gjitha informacionet relevante, sapo ato të konfirmohen zyrtarisht.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING