(VIDEO) Këshilli Gjyqësor: Lloga dhe Ademi nuk po vijnë në mbledhje, janë të detyruar

Në mbledhjen e Këshillit Gjyqësor u theksua se anëtarët sipas detyrës zyrtare, ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, dhe kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, edhe pse të ftuar në mënyrë të rregullt, nuk marrin pjesë dhe nuk e raportojnë mungesën e tyre në seanca. Kjo, siç theksuan ata, ka qenë një praktikë prej kohësh. Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev, theksoi se prania e anëtarëve sipas funksionit në seanca mund të jetë veçanërisht e rëndësishme për shqyrtimin dhe gjetjen e zgjidhjeve për situatat në gjyqësor, për dallim nga komunikimi më i madh përmes mediave për disa çështje.

Sashko Georgiev, Kryetari i Këshillit Gjyqësor

“Rekomandimet janë që këta dy anëtarë sipas detyrës zyrtare të mos marrin pjesë në punimet e atyre seancave ku zgjidhen apo shkarkohen gjyqtarët. Por ne kemi probleme reale që Ministria e Drejtësisë është e detyruar t’i dëgjojë dhe që duhet t’i zgjidhim së bashku. Por ata vetë duhet të përgjigjen se pse janë indiferentë”.

Nga ana tjetër, ministri i Drejtësisë Krenar Lloga nëpërmjet një komunikate me shkrim thotë se në vitet e kaluara, disa ministra të drejtësisë nuk morën pjesë në seancat e Këshillit Gjyqësor për shkak të rekomandimit të GRECO-s për heqjen e pjesëmarrjes me obligim zyrtar të ministrit të Drejtësisë në këtë organ.

Ai shtoi se menjëherë pas marrjes së detyrës së ministrit, ka njoftuar Këshillin Gjyqësor dhe ka kërkuar që rekomandimi i GRECO-s të respektohet dhe të ndërhyhet në Kushtetutë duke e hequr këtë dispozitë, në të kundërtën ka njoftuar se do të marr pjesë në të gjitha seancat e Këshillit Gjyqësor në të cilat ka të drejtë si anëtar sipas funksionit, sepse duhet respektuar Kushtetuta.

KRENAR LLOGA, MINISTËR I DREJTËSISË

“Me një shkresë e kam njoftuar Këshillin Gjyqësor që të bëjë ndarjen e seancave dhe të më informojë për ato ku mund të marr pjesë. Siç është theksuar në ligj, anëtarët e Këshillit sipas funksionit nuk marrin pjesë në punimet e seancave të Këshillit në të cilat diskutohet dhe vendoset për procedurën për përcaktimin e përgjegjësisë, zgjedhjen ose shkarkimin e gjyqtarit apo kryetarit të gjykatës”.

Në të njëjtën kohë, dua të përmend se prania e ministrit të Drejtësisë në seanca, pa të drejtë vote, nuk ndikon në marrjen e vendimeve dhe funksionimin ligjor të Këshillit Gjyqësor, thotë Lloga.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING

Të ngjajshme

Irani tha sot se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa SHBA-ja të pranojë kushtet e Teheranit për rihapjen e rrugës ujore strategjike, transmeton Anadolu.  Sipas agjencisë gjysmë-zyrtare të lajmeve Mehr, zëdhënësi i ushtrisë iraniane, Mohammad Akrami-Nia tha se kontrolli i ngushticës duhet të vihet nën autoritetin e Iranit përpara se të rihapet.  Ai tha se Washingtoni duhet të respektojë kushtet e marrëveshjes kornizë të paqes të muajit të kaluar, të ndalojë ato që ai i quajti veprime armiqësore dhe të pranojë rregullat iraniane që rregullojnë ngushticën.  Akrami-Nia shtoi se veprimet e vazhdueshme ushtarake të SHBA-së nuk do ta detyrojnë Iranin të rihapë rrugën ujore. Deklarata e tij erdh pasi një valë e re shpërthimesh u raportuan në disa qytete iraniane pasi Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM) njoftoi sulme shtesë në vend.  CENTCOM-i tha se sulmet kishin në shënjestër aftësitë ushtarake iraniane të lidhura me kërcënimet ndaj anijeve që kalojnë tranzit në Ngushticën e Hormuzit, një arterie kyçe për tregtinë globale.  Sulmet erdhën në mes të tensioneve të përshkallëzuara midis SHBA-së dhe Iranit mbi Ngushticën e Hormuzit, me forcat amerikane që godasin Iranin dhe Teherani që përgjigjet me sulme ndaj bazave ushtarake amerikane në të gjithë rajonin, pavarësisht një marrëveshjeje kuadër të ndërmjetësuar nga Pakistani drejt arritjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme.