(VIDEO) Këshilli Gjyqësor ditën e nesërme do të zgjedhë kryetarin e ri
Këshilli Gjyqësor ditën e nesërme do të zgjedhë kryetarin e ri, pasi ish kryetarja Vesna Dameva para një muaji dha dorëheqje të parevokueshme dhe zgjedhjet u shtynë deri në përfundimin e përbërjes me zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj nga radhët e gjyqtarëve. Kryetarja e Këshillit Gjyqësor dhe zëvendësja e tij zgjidhen nga anëtarët me të drejtë vote, pasi Gjykata Kushtetuese në mars 2023 hoqi kufizimin që ata të zgjidheshin vetëm nga radhët e anëtarëve të zgjedhur nga Kuvendi.
Kryetari i Këshillit zgjidhet me të paktën tetë vota nga anëtarët e Këshillit me të drejtë vote. Këshilli përbëhet nga 15 anëtarë, tetë prej të cilëve zgjidhen nga gjyqtarët nga radhët e tyre, pesë zgjidhen nga Kuvendi, dy prej të cilëve zgjidhen nga Presidenti i Shtetit. Anëtarë të Këshillit sipas detyrës zyrtare janë kryetari i Gjykatës së Lartë dhe Ministri i Drejtësisë, të cilët marrin pjesë në punën e Këshillit pa të drejtë vote.
Pesë nga anëtarët nga radhët e gjyqtarëve u zgjodhën vitin e kaluar. Në dhjetor u zgjodhën gjyqtarët Ariton Alla nga Gjykata e Apelit në Shkup dhe Danka Ristova nga Gjykata e Apelit në Shtip.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/