(VIDEO) Kërkohet të zgjidhet e drejta e votës për personat që mbushin 18 vjeç

(VIDEO) Kërkohet të zgjidhet e drejta e votës për personat që mbushin 18 vjeç

Në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, apelon që të zgjidhet e drejta e votës për personat që mbushin 18 vjeç, personat me aftësi të kufizuar dhe diasporën. Ata kërkojnë që  qytetarët që i mbushin 18 vjeç ndërmjet dy raundeve zgjedhore presidenciale, të  kenë mundësi  të votojnë edhe në rrethin e parë, edhe në rrethin e dytë. Nga ky institucion theksojnë se ata që më 9 gusht 2021 kanë konstatuar diskriminim të drejtpërdrejtë nga ana e KSHZ-së, si dhe diskriminim indirekt, i cili buron nga dispozitat e Kodit Zgjedhor, në bazë të moshës së qytetarëve që ushtrojnë të drejtën e votës ndërmjet dy raundeve zgjedhore në zgjedhjet presidenciale.

KOMISIONI PËR PARANDALIM DHE MBROJTJE NGA DISKRIMINIMI

“Këta persona, për shkak të dizpozitave të Kodit Zgjedhor, nuk kanë mundur të ushtrojnë të drejtën e garantuar me Kushtetutë dhe të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Në të njëjtën kohë, më 13 shtator 2021, Komisioni konstatoi diskriminim indirekt në bazë të moshës, gjendjes personale, gjendjes shëndetësore, në fushën e ushtrimit të së drejtës së votës të qytetarëve, të cilët në kohë të zgjedhjeve shtrohen në spital”.

Në pyetjen se sa persona janë diskriminuar nga votimi deri më tani, Komisioni theksoi se nuk mund të specifikojë numrin e saktë, por siç than ata,  bëhet fjalë për rreth 7 000 persona në lidhje me ankesat që i janë dorëzuar Komisionit.

KOMISIONI PËR PARANDALIM DHE MBROJTJE NGA DISKRIMINIMI

“Masat e komisionit duhet të sigurojnë që procedurat e votimit, ambientet e votimit, materialet,  të jenë të përshtatshme dhe të kapshme  për personat me aftësi të kufizuara, në mënyrë që ata të ushtrojnë të drejtën e votës të garantuar me Kushtetutë”

Komisioni, siç u tha në konferencën e sotme për media, do të kryejë monitorim të intensifikuar të gjuhës së urrejtjes në media dhe rrjete sociale gjatë fushatës parazgjedhore.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING