(VIDEO) Kërcënoi gjykatësin kushtetues, kallëzim penal ndaj ish-deputetit Samka Ibraimoski

(VIDEO) Kërcënoi gjykatësin kushtetues, kallëzim penal ndaj ish-deputetit Samka Ibraimoski

Ministria e Punëve të Brendshme sot ka dorëzuar kallëzim penal kundër Samka Ibraimoski, kryetar i Partisë për emancipimin e plotë të romëve dhe ish-deputet, për shkak të kërcënimeve ndaj një gjykatësi  të Gjykatës Kushtetuese të shprehura përmes facebook-ut.

Nga MPB bëjnë të ditur se është zbardhur plotësisht rasti i denoncuar në Departamentin për Krime Kompjuterike më datë 24.06.2024 nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, i cili ka raportuar kërcënime për jetën dhe sigurinë e gjykatësit të Kushtetuese të drejtuar nga Samka Ibraimoski, përmes një rrjeti social. Pas kësaj, MPB menjëher ka marrë masa përkatëse dhe është zhvilluar një bisedë zyrtare me Samka Ibraimoski në SPB Tetovë.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Sot (26.06.2024), Departamenti për Krime Kompjuterike ka bërë kallëzim penal kundër S.I (69) për veprën e kryer ‘rrezikimi i sigurisë’ neni 144 paragrafi 5 i paraparë dhe i dënueshëm sipas Kodit Penal. I raportuari S.I ka dërguar kërcënime dhe thirrje të rënda për dhunë ndaj një gjykatësi të Gjykatës Kushtetuese në profilin e tij në facebook.”

Kërcënimet ndaj gjykatësit kushtetues nga Ibraimoski kanë qenë për shkak që sipas tij, kanë lejuar përmbaruesit të vazhdojnë mbledhjen e borxheve.

Ndërkaq në shkrmet e tij në Facebook, përmendet më shumë gjykatësja Ana Pavlovska Daneva, për të cilën Ibrahimoski të martën mohoi që shkrimet e tij kundër gjykatëses Daneva ose ndonjë gjykatësi tjetët, janë kërcënim për jetën. Ai shtoi se vetem po transmeton reagime të dërguara nga ndjekësit e tij në rrjetin e tij social, të cilat i referoheshin nismës për rishqyrtimi i Ligjit për marrëdhëniet e obligacioneve me të cilin ndryshohet kohëzgjatja e parashkrimit të borxheve të personave ndaj kreditorëve. /SHENJA/

MARKETING