(VIDEO) Kërcënimi ndaj Hodait, zv/ministri i Arsimit kërkon hetimin e rastit

(VIDEO) Kërcënimi ndaj Hodait, zv/ministri i Arsimit kërkon hetimin e rastit

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani i ka dalë në mbrojtje, Blendi Hodait, kryetarit të organizatës, Forumi për Ndryshime në Arsim. Sulejmani thotë se fjala e lirë është vlera më e lartë e demokracisë dhe nuk duhet cеnuar, për më tepër ai ka ftuar organet e rendit të marrin masa.

DRITON SULEJMANI – ZV. MINISTËR

“Dënoj ashpër kërcënimet e bëra ndaj Blendi Hodait, dhe shpreh përkrahjen time ndaj tij. Ftoj organet përgjegjëse ta hulumtojnë këtë rast. Fjala e lirë është vlera më e lartë e demokracisë. Kemi bërë shumë në këtë drejtim dhe tani nuk duhet t’i lejojmë askujt ta dëmtojë atë”.

Reagimi i zv. Ministrit, Sulejmani vjen pasi dje, Blendi Hodai, kryetar i organizatës, Forumi për Ndryshime në Arsim, njoftoi për një denoncim të bërë në polici për kërcënimet e marra pasi kishte publikuar avancimet anti-ligjore të një profesoreshe pranë Universitetit të Tetovës.

Hodai tha se kërcënimet nuk e trembin por paralajmëroi se kërcënimet ndaj miqve dhe familjarëve të tijë janë vija e kuqe duke thënë se do të vazhdojë të publikojë raste të ngjashme edhe në të ardhmen.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING