(VIDEO) Kasami: Deri në vitin 20230, shpresojmë që bashkë me Shqipërinë të hyjmë në BE

(VIDEO) Kasami: Deri në vitin 20230, shpresojmë që bashkë me Shqipërinë të hyjmë në BE

Liderët e koalicionin VLEN, pjesë e qeverisë, shprehen optimistë se ndryshimet kushtetuese do të votohen. Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha se si Qeveri janë të angazhuar që të tejkalohet ngërçi dhe të bëhen ndryshimet kushtetuese, që siç tha, të arrihet Shqipëria dhe dy vendet të jenë anëtare të BE-së në vitin 2030.

BILALL KASAMI, KRYTAR I LËVIZJES BESA

“Angazhimi jonë si koalicion VLEN, por edhe si qeveri është që sa më shpejtë të tejkalohet ky ngërçë dhe të bëhen ndryshimet kushtetuese, sa më shpejtë të kapim hapin me Shqipërinë  dhe në vitin 2030 të jemi dy vendet e jashtme anëtare të BE. Nuk do të kisha dashur që të jap informata të cilat janë duke u diskutuar brenda qeverisë dhe po punojmë intesivishtë që të jetë kjo një realitet dhe sigurisht atëherë si qeveri do t’i promovojmë dhe do t’i publikojmë përpara opinionit”.

Pa treguar afate  se kur do të ndodhin të njëjtat, zv/kryeministri Izet Mexhiti,  tha se ka vullnet të mirë, ndërsa tha se për çdo hap tjetër opinion do të njoftohet me kohë.

IZET MEXHITI, ZV/KRYEMINISTËR

“Ne vlerësojmë se punojmë me partnerët tanë strategjik, me partnerët e Qeverisë , ajo është rruga e vetme e qytetarëve dhe shtetit. Çdo ditë, normalisht do të njoftoheni për çdo hap që do ta arrijmë në këtë pjesë. Vullnet të mirë ka”.

E, më shumë optimistë nga të gjithë  është shprehur Arben Taravari nga VLEN. Ai madje të enjten  saktësoi edhe muajin. Sipas tij në muajin dhjetor të këtij viti do të fillojnë ndryshimet kushtetuese.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING