(VIDEO) Kanalizimi Zajaz–Drugovë, Sulejmani: heshtja e bdi-së forcon dyshimet për keqpërdorime

(VIDEO) Kanalizimi Zajaz–Drugovë, Sulejmani: heshtja e bdi-së forcon dyshimet për keqpërdorime

Projekti i kanalizimit Zajaz–Drugovë është rikthyer sërish në qendër të përplasjeve politike. Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, akuzoi BDI-në për heshtjen lidhur me mosrealizimin e projektit me mbi 9 milionë euro të financuar nga Bashkimi Europian. Ai tha se, ndonëse fondet janë ndarë dhe afatet kanë përfunduar, banorët vazhdojnë të jenë pa kanalizim, ndërsa akuzon ish drejtuesit për mungesë përgjegjësie. Ai thotë se heshtja e tyre vetëm se i forcon dyshimet se edhe me fondet Europiane i kanë futur duart madje deri në bëryla.

Driton Sulejmani, zëvendësministër i arsimit dhe shkencës

Heshtja e tyre vetëm se i forcon dyshimet se edhe me Fondet Europiane i kanë futur duart madje deri në bëryla. Para opinionit flasin për integrime dhe standarte europiane, por kur duhet të shpjegojnë se çfarë ka ndodhur me më shumë se 9 milion euro të taksapaguesve europian zgjedhin ta mbajnë gojën të mbyllur. Kjo është mënyra se si BDI-ja ka qeverisur për më shumë se dy dekada. Europën e ka mbajtur në maje të gjuhës por kur vinte puna tek fondet europiane, i haronin edhe vlerat edhe standartet”.

Pjesa më e turpshme e këtij skandali, ai thotë se është fakti se bëhet fjalë për Zajazin dhe vendlindjen e Ali Ahmetit, ku vlerësdon se, nëse kështu janë kujdesur për Zajazin, mund të merret me mend se si janë kujdesur për vendbanimet tjera të banuara me shqipëtar. Sulejmani thotë se 9 milion euro nuk janë pak para që të mund mos dihet se ku kanë përfunduar, sepse ato janë para të taksapaguesve Europian të destinuara për kanalizim dhe kushte elementare për banorët.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING