(VIDEO) Kamionët para zyrave të BE-së, transportuesit kërkojnë zgjidhje

(VIDEO) Kamionët para zyrave të BE-së, transportuesit kërkojnë zgjidhje

 

MARKETING

Description of image

Para selisë së Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup sot kanë protestuar transportuesit vendas të cilët kundërshtojnë rregullat e reja të lëvizjes në Zonën Shengen. Të organizuar nga asociacioni “Makam-Trans”, ata protestuan për një problem që, sipas tyre, po kërcënon drejtpërdrejt punën dhe funksionimin e kompanive të transportit, kufizimin e qëndrimit të shoferëve profesionistë në zonën Shengen.

MENUR ILAZI-PROTESTUES

Për shoferët tanë kufizimet janë të mëdha. Ata që vozisin në Evropë nuk llogariten si turistë, por në njëfarë forme si emigrantë. Ne kryejmë punë profesionale dhe duhet t’i plotësojmë të gjitha kushtet dhe certifikimet që kërkohen për një vozitës profesionist. Prandaj, këtë protestë e shoh pak si të zbehtë, ndoshta edhe të qëllimshme. Edhe ata që na përfaqësojnë duhet të jenë këtu, të jenë prezentë, për shembull Ministri i Transportit dhe Ministri për Çështjet Evropiane. Sepse, pas protestave që u bënë nëpër kufij, patëm një takim dhe dolën me konkluzionin se kjo çështje tashmë është e zgjidhur”.

Ndërkaq nje protestues tjetër, ka theksuar se është e palogjikshme që transportuesve të ju bëjnë probleme dhe pengesa.

SENAD IDRIZI-PROTESTUES

Siç e thamë edhe më herët, shumë rëndësi kanë partnerët kryesorë me të cilët kemi kontrata për transport, dhe mbi 80 për qind e tyre janë nga Bashkimi Evropian. Prandaj, duket e palogjikshme që pikërisht nga Bashkimi Evropian të na vendosen barriera, të na krijohen probleme dhe pengesa”.

Ne ngarkojmë mallra për partnerët tanë evropianë, si në drejtim të eksportit, ashtu edhe të importit. Për këtë arsye, këto kufizime janë të pakuptimta dhe krijojnë probleme serioze për transportuesit tanë”

Protestuesit sqaruan se presin mirëkuptim. Protesta vjen në prag të takimit të Grupit të Punës në Bruksel, ku transportuesit presin një zgjidhje konkrete për statusin e tyre dhe lehtësimin e pasojave që u shkakton rregulli 90/180 i Bashkimit Evropian.

Zebushe Ramadani /SHENJA/

 

MARKETING