(VIDEO) Ish-shefi i prokurorisë së lartë padit Kocevskin dhe disa prokurorë

(VIDEO) Ish-shefi i prokurorisë së lartë padit Kocevskin dhe disa prokurorë

Ish shefi i Prokurorisë së Lartë të Shkupit ka parashtruar kallëzim penal kundër prokurorit publik Lupço Kocevskit, prokurores publike të Shtipit, Tatjana Kacarova, prokurorit të lartë publik të Shtipit Risto Bojaxhiski dhe Ermon Nezirit, anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publik për veprën e kryer penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar.

Para disa muajsh, prokurori Hajrullahu u suspendua nga pozita shef i Prokurorisë së Lartë dhe u parashtrua padi penale nën dyshimin se ka kryer vepër penale “Ngacmim në kryerjen e shërbimit nga neni 143, si dhe për Keqpërdorimi tw pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Një ditë më vonë, ai përmes një konferencë për media, këtë vendim e quajti skandaloz, dhe tha se vendimi është marrë në ditën kur ai ka shpalosur, siç e quajti ai, një skandal, ku është parë vajza e kryeprokurorit Ljupço Kocevski, duket shpërndarë materiale me një medium.

Pas suspendimit, në vendin e tij u emërua Natasha Kërstevska-Caleva. Propozimin për zgjedhjen e saj e kishte dhënë prokurori publik republikan, Lupço Kocevski. Dhjetë ditë pas zgjedhjes, Natasha Kërstevska Caleva dha dorëheqje nga pozita e shefes së Prokurorisë së Lartë Publike. Këshilli i Prokurorëve ende nuk e ka shqyrtuar dorëheqjen e saj.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING