(VIDEO) Ish drejtori i Doganës lirohet nga akuza për keqpërdorime milionëshe, i është vjetërsuar lënda

(VIDEO) Ish drejtori i Doganës lirohet nga akuza për keqpërdorime milionëshe, i është vjetërsuar lënda

Gjykata Penale në Shkup ka liruar nga akuza ish drеjtorin e doganave, Dragan Daravellski, nën arsyetimin se vepra e tij është vjetërsuar. Këshilli Gjykуes në Gjykatën Penale ka marrë vendim për ndalimin e nдjekjes penale për Daravellski, pasi vepra për shpërdorimin e detyrës zyrtare është vjetërsuar, me çka i hiqet dënimi prej 7 viteve burg.

GJYKATA PENALE

“Pas kërkesës për përsëritjen e procedurës ndaj të akuzuarit Dragan Daravellski, parashtruar nga avokati i tij më 10.01.2023, dhe me kërkesë të Këshillit Penal e lejua përsërtija e procedurës dhe i njëjti vendim u vërtetua nga Gjyakta e Apelit. Kryetari i këshillit gjykues, pas shterjes së debatit, ka konstaur se ka hyrë në fuqi vjetërsimi absolut i ndjekjes penale, për një vepër të kryer në periudhën 2001-2002”.

Një muaj më parë, Dragan Daravellski doli nga burgu i Idrizovës, ku u dërgua pas arrestimit në kufi. Lirimi nga burgu ishte pas vendimit të Gjykatës Penale për përsëritjen e procedurës, megjihtëse dihej se kjo nënkuptonte vjetësrimin e lëndës. Daravellski u ndoq penalisht për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Sipas akuzës veprën penale e ka kryer nga viti 1999 deri në vitin 2002. Kodi Penal parashikon se për veprën penale mund të caktohet maksimumi 10 vjet burg. Vjetërsimi është në njëzet vjet, pra në vitin 2022. Ish drejtori i Doganës, Daravellski ka kaluar 20 vite në arrati jashtë Maqeodnsië së Veriut. Në Serbi ka marrë edhe nënshtetësin serbe. Ai kishte fletarrest ndërkombëtar dhe u arrestua në vendkalimin kufitar Tabanoc. Linda Ebibi /SHNENJA/

 

MARKETING