(VIDEO) Interpelanca për Këshillin Gjyqësor nesër në Kuvend

Interpelancat për anëtarët e Këshillit Gjyqësor, të inicuara nga deputetët e shumicës parlamentare, të martën do të gjenden në Kuvend.
Për këtë ka reaguar LSDM opozitare. Nënkryetarja Ana Çupeska thotë se na ndajnë vetëm 24 orë nga goditja më e madhe e pushtetit ekzekutiv në atë gjyqësor, qëllimi i së cilës është partizimi dhe kontrolli politik në gjyqësor. Nëse Këshilli Gjyqësor shkarkohet në atë mënyrë, theksoi Çupeska, të radhës do të jenë gjykatësit që nuk veprojnë sipas dëshirës së pushtetit dhe kjo do të rezultoj siç shtoi, në marrje të vendimeve gjyqësore të porositura, siç i kemi parë edhe më herët.
Ana Çupeska, nënkryetare
“Në vend të sjelljes së këtillë jodemokratike, ne kërkojmë që për reformat gjyqsore të ketë konsensus nacional dhe të sigurohet proces reformues i thellësishëm në organet gjyqsore. I bëjmë thirrje të gjitha partive politike, të gjitha palët e tanguara që të përfshihen në këtë proces i cili do të mundësoj reforma substanciale, e jo të shtyra primitive, gjysmake dhe të personalizuara”.
Nënkryetarja Çupeska foli edhe iniciativën për shkarkimin e prokurorit republikan Lupço Kocevski, të cilën gjithashtu e quajti të paligjshme.
Ndërsa nga VMRO akuzojnë LSDM-në duke thënë se ata qëllimshëm i mbrojnë gjykatësit dhe prokurorët sepse duan të i ikin përgjegjësisë dhe të parandalojnë denimin e tyre për parregullsitë dhe korrupsioni.
Dragan Kovaçki, deputet i VMRO-DPMNE
“LSD e ka uzurpuar plotësisht sistemin gjyqsor. Kjo qasje e trye rezultoi në pasoja serioze, siç është ulja e besimit të qytetarëve në gjyqsor, e cila është vetëm 2 %.Tash është koha kur qytetarët kërkojnë përgjegjësi, transparencë dhe drejtësi nga ana e institucioneve gjyqsore, dhe dera e pasme e krimit në gjyqsor duhet të jetë e mbyllur”.
Interpelancat e 5 antarëve të Këshillit Gjyqsor, Vesna Damevas, Tanja Çaçarova-Ilievska, Milazim Mustafa, Pavlina Cërvenkovska dhe Selim Ademi, janë dorëzuar në Kuvend nga deputetët e VMRO-DPMNE-së VLEN-it dhe ZNAM-it, më 7 shkurt.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/