(VIDEO) Hoxha: S’ka tymnajë që na ndan, Mexhiti: Edhe mes vëllezërve mund të ketë keqkuptime

(VIDEO) Hoxha: S’ka tymnajë që na ndan, Mexhiti: Edhe mes vëllezërve mund të ketë keqkuptime

Pas dekleratave dhe reagimeve të shumta në media ku pretendohej se në një bisedë në grup në ËATS UP ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha u është drejtuar shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, “po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë?”, ministri Hoxha është takuar me njërin nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhitin. Në një pres konferencë të përbashkët pas takimit, kryediplomati Hoxha tha se se bëhet fjalë për një çështje të kaluar dhe se nuk ka tymnajë që mund të hyjë mes tyre.

FERIT HOXHA, MINISTËR I JASHTËM I SHQIPËRISË

Keni ngelur javën e kaluar, janë të kapërcyera ato, ja ku e keni kryetarin e koalicionit VLEN, janë të kapërcyera ato, të kaluara, sepse nuk ka absolutisht asnjë lloj tymnaje që mund të hyjë në mes nesh. Nuk ka asnjë tymnajë që na zë sytë për të parë atë që kemi të përbashkët, nuk ka asnjë gjë nga ato që bëhen dhe ngrihen nga hiqi që të errësojë atë që është e përgjithshme e nevojshme, e domosdoshme që të jemi bashkë si vëllezër dhe të punojmë bashkë”.

Ndërsa Mexhiti tha se ata janë pjesë e popullit shqiptar dhe se Shqipëria ka obligim edhe për shqiptarët jashtë kufijve.

IZET MEXHITI, VLEN

Edhe në familje mes vëllezërve mund të ketë keqkuptime por për këtë janë takimet e drejtpërdrejta, por sot në agjendën tonë kemi folur se si zhvillohet korridori 8, kemi folur për gjuhën shqipe, për decentralizimin, për frymën e marrëveshjes së ohrit dhe kam garantuar ministrin se asnjë milimetër nuk është degraduar por në shumë sfera ka përparuar çështja shqiptare në Maqedoni”.

Ndërkaq, koordinatori I Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të shqipërisë ka kërkuar interpelancë në Kuvend për ministrin e jashtëm Ferit Hoxha.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING