(VIDEO) Hapja e autostradës Stracin – Kriva Pallankë nxiti polemika mes pushtetit dhe opozitës

(VIDEO) Hapja e autostradës Stracin – Kriva Pallankë nxiti polemika mes pushtetit dhe opozitës

Nga LSDM sot thanë se autostrada Stracin-Kriva Pallankë është projekt i LSDM-së i cili ka filluar në vitin 2018 dhe mbi 90% është realizuar tashmë nga mesi i vitit 2024. Deputeti I LSDM-së Bllagoj Boçvarski tha se ky është një investim strategjik që është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e rajonit verilindor. Ai theksoi se të mos ishin bllokadat e VMRO-DPMNE-së kjo rrugë do të përfundonte shumë më herët.

BLLAGOJ BOÇVARSKI, DEPUTET I LSDM-SË

Sikur të mos ishin bllokadat e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, kjo rrugë do të kishte mundur të përfundonte shumë më herët gjatë vitit 2024. Fatkeqësisht dhe vetëm për qëllime të tyre politike, deputetët e opozitës së atëhershme DPMNE e bllokuan këtë projekt si opozitë. Asokohe në Komisionin për financim dhe buxhet të VMRO-DPMNE-së, me muaj të tërë kishte ngecur Projektligji për grantin prej 14 milionë eurosh, që nevojiteshin për përfundimin e kësaj rruge”.

Kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij në përurimin e autostradës Stracin – Kriva Pallankë tha se LSDM në vend që tu kërkojë falje qytetarëve për mos-realizimet e projekteve për 6 vite ata sot kanë vrapuar për të fituar pike politike.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Më duhet të tregoj, sot u munduan që të përfitojnë pikë politike, se kur ishin ata në qeveri filloi ky projekt, por për fat të keq iu deshtën 6 vjet për shkak të bllokimeve nga VMRO-DPMNE nuk kanë pasur sukses ta bëjnë, por nuk di se çfarë ka bllokuar VMRO-DPMNE të shtrojnë një centimetër asfalt. Dhe në vend që t’u kërkojnë falje qytetarët që nuk e përfunduan për 6 vjet, ata sot vrapojnë të fitojnë pikë politike. Dëshiroj t’ju tregoj qytetarëve të cilët do të shfrytëzojnë këtë rrugë, kjo rrugë nuk është as e LSDM-së, as e VMRO-DPMNE-së, por kjo rrugë është e qytetarëve”.

Sot është lëshuar për qarkullim autostrada e shpejtë Stracin – Kriva Pallankë pjesë e Korridorit 8. Ndërtimi i autostradës ka filluar në maj të vitit 2018.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING