(VIDEO) Hapet panairi i librit, mbi 60 botues sjellin qindra tituj, 130 promovime
Me këngë të kënduara nga ana e fëmijëve është hapur zyrtarisht, panairi i librit në Shkup. Pas këngëve, fëmjët patën disa dhurata për presidenten Siljanovska dhe ministrin e Kulturës, Lutkov.
Atmosferë
Presidentja, Gordana Siljanovska Dafkova, thotë se libri nuk na mëson vetëm të lexojmë, por të kuptojmë veten dhe tjetrin. Për presidenten, libri të mëson fuqinë e qetësisë dhe forcon karakterin. Presidentja, deklaron se libri është syrtarë në të cilën ruhet vizioni, dituria dhe shpresa e jo ari e argjendi.
GORDANA SILJANOVSKA DAFKOVA
Libri për mua është syrtarë në të cilin nuk ruhen ari dhe argjendi por ruhen, ide, vizione, njohuri dhe shpresa. Libri nuk na mëson vetëm të lexojmë rreshta të thjeshtë, ajo na mëson që ta lexojmë dhe ta kuptojmë kohën. Ajo nuk na jep vetëm dituri, ajo na dhuron edhe mençuri. Nuk na e mbush vetëm mendjen, por na e zhvillon dhe forcon edhe karakterin.
Ndërkaq, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, thotë se libri është revulucioni më i heshtur të cilën e njeh njerëzimi. Në këtë panair, ministri tha se ka ardhur së bashku me vajzën dhe kishte një porosi për të gjithë të rinjtë që do të vizitojnë panairin.
ZORAN LJUTKOV- MINISTËR I KULTURËS
Kush lexon, jeton 1 mijë jetë, para se të vdes. Ai që nuk lexon, mbetet i mbyllur në vetëm një jetë. Pyetja është se sa jetë jemi të gatshëm ti hapim. Në shtatë ditët e ardhëshme më shumë se 60-të shtëpi botuese do të ofrojnë, mbi 130 tituj. Këto nuk janë vetëm numra, janë 130 mundësi për të menduar më ndryshe, të ndjejmë më thellë dhe të mendojmë me spektër më të gjërë.
Panairi do të jetë i hapur deri më 29 prill dhe në të do të marrin pjesë rreth 65 shtëpi botuese, prej të cilave afro 35 janë nga Serbia e në këtë panair, marrin pjesë nën ombrellë të Ministrisë së Kulturës së Serbisë.
Mevludin Imeri /SHENJA/

