(VIDEO) Hajdari: Me përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë do të hiqet edhe 20 përqindëshi

(VIDEO) Hajdari: Me përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë do të hiqet edhe 20 përqindëshi

Botuesi i gazetës “Lajm”, Fjezi Hajdari  në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se po të mos ishte përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë, 20 përqindëshi i shqiptarëve nuk do të hiqej  asnjëherë. Sipas tij, është për të ardhur keq se si ende egziston një gjë e tillë në Kushteutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Fejzi Hajdari, analist

“Nuk ka popull në rajon që me një kategori kushtetuese të tillë ofenduese 20 përqindësh, popull 20 përqindësh duron këtë formulim në Kushtetutë”

Hajdari gjatë intervistës foli edhe për përfshirjen e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri, duke nënvizur se arsyetimi i partisë shqiptare për të hyrë në Qeveri, që ta ndihmojnë shtetin për eurointegrimet, e quajti “interes” dhe se këtë mund ta kishin bërë edhe duke qenë në opozitë.

Fejzi Hajdari, analist

“Unë mendoj se te shqiptarët, te blloku politik shiptarë në përgjethsi, interesi është shumë i theksuar. Kur një parti politike shqiptare “karemin” ja hedh për Qeveri, nga pozicionet ekstreme anti-qeveri disi zbuten dhe përnjëherë ndryshojnë, fillojnë atë senzibilizimin”.

Hajdari dyshon se pas hyrjes në pushtet, Aleanca për Shqiptarët do ta ketë rejtingun e njëjtë siç e kishte ndaj partive tjera politike shqiptare.  Sipas tij e njëjta gjë do të ndodhë sikurse me Alternativën, që i’u ra rejtingu pas përfshirjes në Qeveri.

Ndërkaq, në lidhje me korridoret 8 dhe 10d, Hajdari tha se ky është projekt i një rëndësie tejet të madhe dhe mediat duhet të merren më shumë me atë që po fshihet nga pibliku.

Fejzi Hajdari, analist

“Nuk diskutohet rëndësia strategjike e korridorit 8, i cili do të mundësoj edhe zhvillimin e rajoneve. Mirëpo ajo që fshehet, ajo është pjesa me të cilën mediat duhet të merren dhe shumë pak po merren. Më shumë po merret VMRO-ja”.

Hajadari më tej shtoi se ka informacione se deklaratat e bëra nga kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski për korridorin 8, se i njëjtë korridoir i shërben vetëm shqiptarëve, janë bërë me dirigjim të një partie tjetër maqedonase.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING