(VIDEO) Grubi: Të gjitha partitë shqiptare të bashkohen për ndryshimet kushtetuese

(VIDEO) Grubi: Të gjitha partitë shqiptare të bashkohen për ndryshimet kushtetuese

Krerët e Bashkimit Demokratik për Integrim kanë vazhduar takimet me qytetarët. Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë – Artan Grubi i shoqëruar nga ministri i Jashtëm Bujar Osmani, si dhe ministrat e Arsimit dhe Ekonomisë, Jeton Shaqiri dhe Kreshnik Bekteshi,  disa drejtorë e zv. dretjorë, gjatë ditës së djeshme ishin në Çair të Shkupit, ku nga atje Grubi  tha se të gjithë po bashkohen drejt Bashkimit Evropian.

ARTAN GRUBI, ZV.KRYEMINISTËR I PARË

“Po flasim këtu për të gjitha partitë politike edhe BDI, edhe Aleancë, Alternativë, PDSH, Besa dhe gjitha partitë që ekzistojnë, t’i unifikojmë përpjekjet tona dhe të mundësojmë ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim që ta zhbllokojmë ecurinë drejt BE-së. Bisedimet janë zhvilluar me Aleancën, sot edhe me Alternativën si duket po arrihet një farë bashkimi midis shqiptarëve, por edhe me partitë tjera politike maqedonase, LSDM, PRSD, PLD…, partitë turke, rome dhe të gjithë të tjerat që janë pro BE-së, besojë se shumë shpejt kjo do të fillon të zyrtarizohet”

Ndërkaq, takim të njejtë me qytetarët kanë mbajtur edhe nga “Grupi i Zjarrit”. Sekretari Organizativ i Bdi-së, Blerim Bexheti, së bashku me nënkryetarin e kësaj partie, Izet Mexhiti dhe kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiun, i cili bënë pjesë po në këtë grup, i kanë takuar banorët e fshatit Nigishtan të Shkupit. Këtë e ka bërë të ditur vet Blerim Bexheti, i cili në rrjetin social facebook ka shpërndarë një foto, ku shifet se   janë pritur në  konak nga disa banorë të Nigishtanit. Ndërkohë, “Grupi i Zjarrit”, ka paralajmëruar takim gjatë ditës së sotme me banorët e Hasanbegut. Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING