(VIDEO) Grubi mohon akuzat e VMRO-së se po pasurohet në kurriz të popullit

(VIDEO) Grubi mohon akuzat e VMRO-së se po pasurohet në kurriz të popullit

VMRO-ja po e akuzon LSDM-në dhe BDI spo i kthejnë institucionet shtetërore në degë të kompanive të tyre, aparati shtetëror përdoret për të krijuar kushte të mira biznesi për kompanitë e njerëzve në pushtet dhe për të penguar zhvillimin e të gjithë të tjerëve.

Mile Lefkov, deputet nga kjo parti në në një dalje publike sot, lëshoi akuza ndaj zëvendëskryeministrit Artan Grubi, për pasurim në kurriz të institucioneve publike.

Sipas deputetit Lefkov, një i punësuar në kompaninë private të vëllait të Artan Grubit ka themeluar kompani, me të ciën më pas ka fituar akreditim nga Byroja për Metrologji në veprimtarinë e kalibrimit të dispenzuesve të karburantit.

 

MILE LEFKOV, DEPUTET NGA VMRO

“Familja Grubi grumbullon biznese dhe pasuri milionëshe, ndërsa njerëzit varfërohen, të sëmurët luten për ilaçe, studentët për libra dhe të varfërit për ushqim, të gjitha këto nëpërmjet vëllait të Artan Grubit, Veton Grubit, pronar i ETC Travel. Veton Grubi është njeriu rreth të cilit familja Grubi ka grumbulluar pasurinë e saj. Disa biznese janë të lidhura drejtpërdrejt ose tërthorazi me Veton Grubin, vëlla i zëvendëskryeministrit Artan Grubi”

 

VMRO-ja pretendoon se më datë 16.09.2021, Ermir Imami nga Dibra, punonjës i ETC Travel në pronësi të Veton Grubit, vëllait të Artan Grubit, themeloi kompaninë për kalibrimin e dispenzuesve të karburantit në pikat e karburantit Metrolab. Metrolab, për një periudhë të shkurtër kohore, pra më datë 02.02.2022, vetëm 4 muaj pas themelimit, merr akreditimin për kryerjen e inspektimit të matësve të volumit dhe prurjeve për lëndët djegëse të lëngëta dhe gazin e lëngshëm të naftës – kalibrimi i pompave. Akreditimi jepet nga Byroja e Metrologjisë, ku drejtoreshë është Merita Mustafai nga BDI.

Ka reaguar zëvendëskryeministri Grubi, i cili thekson se akuzat dhe shpifjet e sotme të VMRO DPMNE-së dhe të djeshme të eksponentëve shqiptar dhe shokëve të tyre të njohur në rastet Alfa, Monstra dhe Lagjja e Trimave, përveç se janë gënjeshtra pa asnjë fakt dhe paraqesin politikë të nivelit më të ulët të mundur, janë të mirë koordinuara dhe vazhdimësi e fushatës së tyre të përbashkët  për ta dëmtuar BDI-në.

 

ARTAN GRUBI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR

“Këto akuza, dhe të tjera që po i plasojnë nëpërmjet të këtyre eksponentëve, si kredia dhe hipoteka e vëllaut për objekt afarist për biznesin e tij 20 vjeçar, janë prezente tashmë më tepër se një vit në opinion dhe asnjë nga propaganduesit, shqiptar e maqedonas, nuk dorëzon “dëshmitë” e tyre në institucione, por shpifjet i përdorin për fushata politike, rrënim të reputacionit dhe defokusim”

 

Grubi shkroi se  inkurajon koalicionin izolues dhe shpifës të prirë nga VMRO, Levica dhe ato shqiptarë qe u jane vënë në shërbim, të denoncojnë në institucionet përkatëse çdo dëshmi për çfarëdo krimi eventual të cilin ata e pretendojnë. /SHENJA/

 

MARKETING