(VIDEO) Grubi: Javën e ardhshme miratohet projekti për “Korridorin 8”

(VIDEO) Grubi: Javën e ardhshme miratohet projekti për “Korridorin 8”

Drejtues të Bashkimit Demokratik për Integrim ka vazhduar takimet me qytetarët. Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe disa zyrtarë tjerë shtetërorë dhe partiak, gjatë ditës së djeshme i kanë takuar banorët e Çairit.

Nga atje , Grubi  informoi se të martën Qeveria miraton projektin e Korridorit 8-të, kurse të mërkurën në mesditë, sipas Grubit kjo edhe do të nënshkruhet.

ARTAN GRUBI-ZV.KRYEMINISTRËR I PARË

“30 vite diskriminim, mbajtje të projekteve në sirtarë, kasaforta që të mos ket qasje shqiptari t’i nxjerr dhe ta lidh, Shkupin me Tiranën me autostradë, Shkupin me Prishtinën me autostradë, ta bën rrugën e Arbrit, nga Kërçova deri në Dibër, që të heq kufijtë me Kosovën e Shqipërinë 30 vite diskriminim, 30 vite mashtrim”

Duke folur për të arriturat e BDI-së, Artan Grubi tha se dikur shqiptarët  ishin  të përndjekur nga shteti, ndërsa sipas tij, sot të njetit  po e qeverisin atë.

ARTAN GRUBI-ZV.KRYEMINISTRËR I PARË

“Gjysma e juve arsimtarëve këtu keni qenë të distancuar, para jo më shumë se 20-30 viteve, shumica dërmuese e ushtarëve të 3 ushtrive tona UÇK,UÇPMB dhe UÇK-ja e Maqedonisë, gjithashtu të përndjekur. E sot, sot jemi në rrethana po qeverisim shtetin dhe ku po përpiqemi që të bëjmë më të mirën për të gjithë ne bashkarisht”.

Grubi nga Çairi ka dërguar edhe porosi uniteti, në kohën kur është thelluar ndarja me “Grupin e Zjarrit” Ai tha se kryetarit Ali Ahmetit i bëhet zemra mal, kur i sheh të bashkuar.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING