(VIDEO) Gjykimi për Vrasjen e Vanjës, Palevski kërkon largimin e prokurores

Lupço Palevski Pallço, i akuzuari i parë i vrasjes së 14 vjeçares Vanja Gjorçevskas dhe Pançe Zhezhovskit, kërkon përjashtimin e prokurores së lëndës. Kjo kërkesë bëhet përshkak se siç thotë nuk është optimist për gjykim të drejtë. Pallço në seancën e sotme e lexoi një letër drejtuar prokurorit publik Lupço Kocevski. Palevski thotë se i akuzuari Bore Videvski posedon armë të kalibrit 9mm, me leje të dhënë në vitin 1990, por posedon edhe pushkë gjuetie të kalibrit 12 mm, por këtë thotë ai, prokurorja nuk e ka evidentuar në raportin e saj.
Lupço Palevski Pallço, i akuzuar
“Fshehja e armës, me apo pa leje, është vepra penale më serioze që mund ta bëjë një prokuror. Gjatë kontrollit në shtëpinë e Videvskit, arma nuk është evidentuar, nuk egziston. Prokurorja Publike Josifovska ka harruar që në provat ta vendos gëzhojën e gjetur në vendin Rudnik, e regjistruar në mënyrë të rregullt nga prokurorja publike Sllavica Temellkov”.
Prokurorja Zhaklina Krstevska-Josifovska thotë se Prokuroria ka ndërmarrë veprime të mjaftueshme dhe se të gjitha pretendimet që i akuzuarit i parë Lupço Palevski i ka paraqitur sot në gjykatë, janë të pabaza.
Zhaklina Kërstevska – Josifovska, prokurore
“Prokuroria ka ndërmarrë veprime të mjaftueshme, të gjitha pretendimet janë të pabazuara, provat i janë bashkangjitur shkresave të lëndës dhe shihet se me prezantimin e videove po i afrohemi pjesës kur opinioni do të njoftohet se cilat veprime konkrete janë ndërmarrë nga i akuzuari Lupço Palevski, i cili gjatë gjithë kohës e ka mohuar pjesëmarrjen e tij në ngjarjen në fjalë”.
Është shumë e çuditshme sipas prokurores se Palevski i ka procesverbalet e marrjes në pyetje të të dyshuarve Velibor Manev, Bore Videvski, Vlatko Keshishev dhe Aleksandar Gjorçevski në Prokurori, sepse këto janë dokumente që janë vetëm për Prokurorinë.
Avokati i Pallços, Marjan Vitanovski thotë se prokurorja e lëndës me çdo kusht po tenton që ta bëjë Palevskin, kryerës të veprës penale.
Marjan Vitanovski, avokat i Pallços
“Vlerësojmë se disa verpime që po i ndërmerr Prokuroria, tregojnë atë se po bëhet tentim që me çdo kusht i akuzuari Lupço Palevski të jetë kryerës i veprës penale, për të cilën siç thash provat që janë prezantuar për aktakuzën, përmes atyre provave materiale deri tani nuk ka lidhshmëri me veprën penale”.
Prokuroria duhet të përgjigjet në afat prej tre ditësh letrës së Pallços. Ndërkaq, seanca e radhës do të vazhdoj të hënën, më 3 janar. Vanja dhe Pançe, u paraqitën të zhdukur në datat 27 dhe 24 nëntor dhe më pas u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit,më 3 dhjetor të vitit 2023. Të akuzuar për vrasjen e dyfisht përveç Pallços janë edhe Boro Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov si dhe babai i Vanjas, Aleksandar Gjorçevski.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/