(VIDEO) Gjatë fundjavës janë sanksionuar 2 045 shoferë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë fundjavës festive të 7 dhe 8 marsit janë sanksionuar 2 045 shoferë pasi kanë shkelur rregullat e trafikut. Pjesa më e madhe e tyre është sanksionuar për tejkalim shpejtësie.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Brenda këtyre dy ditëve është regjistruar një numër relativisht më i madh i urdhërave të paguara, 2 045, ku kryesojnë shkeljet për vozitje me shpejtësi më të lartë se e lejuara, 637, pastaj parkimi i parregullt, 393 shkelje. Për vozitjen pa patent shoferi janë shqiptuar 225 masa, si dhe për vozitjen nën ndikimin e alkoolit, 146 sanksione”.
Ndryshe, në kontrollet e komunikacionit, zyrtarët policorë kanë lëshuar urdhërpagesa për kundërvajtje në 115 raste për mospërdorim të rripit të sigurimit, 56 sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, si dhe 35 masa për drejtues të motoçikletave për mospërdorim të kaskës mbrojtëse, dhe 14 sanksione për kalim në semafor të kuq.
Po ashtu, në pajtim me Ligjin për automjete, janë hequr nga qarkullimi 58 automjete të paregjistruara dhe 12 automjete me defekte teknike.
Ministria e Punëve të Brendshme thekson se do të vazhdojnë me masat dhe aktivitetet e shtuara në lidhje me sigurinë në komunikacion. MPB sqaron se në vazhdimësi, po zbatohen aktivitete parandaluese në të gjitha departamentet e brendshme me qëllim që, të këshillohen pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë plotësisht rregullat dhe rregulloret e komunikacionit.
Anida Murati /SHENJA/