(VIDEO) Geer: Me unitet dhe këmbëngulje Maqedonia e Veriut mund të anëtarësohet në BE

(VIDEO) Geer: Me unitet dhe këmbëngulje Maqedonia e Veriut mund të anëtarësohet në BE

Dita e Evropës është një vështrim drejt së ardhmes, një angazhim i ripërtërirë ndaj llojit të BE-së që duam, një Evropë vlerash dhe inovacioni, një Evropë që përfshin të rinjtë, që është konkurruese dhe elastike. Maqedonia e Veriut është në rrugë të mirë për të qenë pjesë e këtij vizioni me anëtarësimin në BE, pasi ka hapur negociatat e anëtarësimit korrikun e kaluar. Rruga është e hapur dhe detyrat janë të qarta, theksoi ambasadori evropian David Geer në përkujtimin e 9 majit – Ditës së Fitores mbi Fashizmin dhe Ditës së Evropës.

DAVID GEER, AMBASORI EVROPIAN

“Jam i bindur se me vizion, unitet dhe këmbëngulje, Maqedonia e Veriut do të mund të zërë vendin e saj si shtet anëtar i BE-së. Ne duam që ju të jeni pjesë e jona, vizioni ynë është një e ardhme së bashku”.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, theksoi se është e qartë për të gjithë “që vendimet më të vështira janë pas nesh” dhe se ndryshimet kushtetuese nuk janë gjë tjetër veçse një përpjekje që garanton përfitimet dhe nuk na heq asgjë.

BOJAN MARIÇIQ, ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

 “Ata që kundërshtojnë rrugën tonë evropiane e dinë mirë këtë. Ndaj është koha që ata të pushojnë së kundërshtuari, për të mos u bërë mohues historik dhe pengues i synimeve strategjike të popullit të tyre”.

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi theksoi se kemi një mundësi para nesh që të gjithë bashkë të tregojmë guxim dhe lidership  për anëtarësimin tonë në BE.

ARTAN GRUBI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR I PARË

“Qeveria jonë ka liderë që janë të gatshëm të flasin për pajtim dhe të gjitha këto në të mirë të së ardhmes së vendit tonë. Të gjithë të bashkohemi, të pajtohemi dhe të punojmë për të ardhmen e vendit tonë”.

Ambasadori evropian David Geer tha se Maqedonia e Veriut ka treguar udhëheqësi të jashtëzakonshme dhe lidership të jashtëzakonshëm me mbështetjen e saj për Ukrainën dhe ne duam ta përshëndesim atë për këtë. Medina Ajeti /SHENJA/

 

MARKETING