(VIDEO) Furnizimet publike: Tenderi për naftë u anulua pasi nuk i plotësonte kushtet

(VIDEO) Furnizimet publike: Tenderi për naftë u anulua pasi nuk i plotësonte kushtet

Procedura e furnizimit me naftë për nevojat e NQP Shkup, ishte lëndë kontrolluese nga Byroja për Furnizime Publike. Nga kontrolli është konstatuar se NQP ka zgjedhur ofertë të papranueshme si më të volitshmen. Kjo ofertë e cila ka qenë dhe e vetmja e dorëzuar në procedurë, nuk e përmbushë kushtin të cilin vet NQP Shkup e ka vendosur në dokumentacionin tenderues, thonë nga Byroja. Ky anulim i tenderit për furnizim me naftë, nga Qyteti i Shkupit u cilësua si skenar i Mickoskit për shkatërrimin e ndërmarjes, të cilin e zbaton përmes drejtoreshës së Byrosë për Furnizime Publike, Mare Bogoeva. Megjithatë këto akuza u hodhën poshtë nga Byroja, duke thënë se ata veprojnë në mëynrë profesionale pa dallim të përplasjeve politike ditore.

BYROJA PËR FURNIZIME PUBLIKE

Meqenëse NQP ka bërë përzgjedhjen e një oferte të papranueshme, dhe nuk ka pasur oferta të tjera në procedurë, Byroja e ka udhëzuar komisionin e prokurimit publik që të zbatojë vendimin për përzgjedhjen dhe të marrë vendim për anulimin e procedurës”.

Byroja i hedh poshtë si të pavërteta qendrimet e shprehura në njoftimin e Qytetit të Shkupit, ku thuhet se “stafi i kreut të VMRO-së në Byronë e Prokurimeve Publike” ka bllokuar tendërin për naftë. Nga atje shtojnë se Byroja e Prokurimeve Publike vepron në mënyrë profesionale, pa marrë parasysh përplasjet ditore politike, dhe në vend të politizimit, siç thonë nga Byroja, Qyteti i Shkupit duhet të reagojë me shpejtësi dhe t’i shfrytëzojë mundësitë ligjore që ka për të plotësuar nevojat urgjente të derivateve deri në përfundim të procedurës së rregullt.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING