(VIDEO) Funksionarët e BDI-së vazhdojnë takimet e ndara me qytetarët

(VIDEO) Funksionarët e BDI-së vazhdojnë takimet e ndara me qytetarët

“Grupi i Zjarrit” nga BDI gjatë ditës së djeshme  ka realizuar takim me banorët e Treboshit të Tetovës, ndërsa, zv/kryeministri i parë Artan Grubi, funksionarë shtetërorë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe njiherit edhe koordinator i sa po  emëruar për Çairin, Bujar Osmani, kanë takuar banorët e Çairit në Teatrin e Shkupit.

Nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti nga Tetova  tha se Pollogu u humb tërësisht nga BDI-ja për shkak  se , siç thotë Mexhiti, të frymës artaniste të cilët e krijoi zëvendëskryeministri i pare, Artan Grubi mes ministrave dhe aktivistëve.

IZET MEXHITI-NËNKRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Sonte nga banorët e fshatit Trebosh marrim porosi që ata dhe Pollogu janë kategorikisht kundër Artan Grubit dhe këtij ekzekutivi të dështuar! BDI buron nga populli, prandaj edhe ne nuk do të ndalemi, do të shkojmë në çdo vendbanim ku dëgjohet fjala shqipe, për të bashkëbiseduar, për të dëgjuar hallet dhe dertet e popullit shqiptar”

Mexhita tha se e kanë për obligim që ta demaskojmë siç u shpreh ai këtë ekzekutiv të 2%, që luan futboll e basketboll në zyrat luksoze, në kohën që populli përballet me sfida të llojeve të ndryshme.

Ndërkaq, Grubi nga Shkupi ka deklaruar se Ali Ahmeti i fton të bëhen të gjithë bashkë.

ARTAN GRUBI-ZËVENDËS KRYEMINISTËR I PARË

“Ai i pari jonë e ka nijetin e pastër, edhe ne kur të gabojmë, edhe ne kur të halitemi na tubon bashkë, e nuk duhet të na rritet mendja se jemi bërë më të mëdhenj se Ali Ahmeti, nuk mundet të bëhet asnjëri nga ne më i madh se Ali Ahmeti”.

Takimet  me qytetarët nuk do të ndalen, pasi nga të dy taboret njoftojnë për një gjë të tillë. “Grupi i Zjarrit”, të enjten do ti takojnë banorët e Tetovës, ndërsa nga pjesa tjetër e BDI-së ende nuk e kanë precizuar se kurë dhe ku do të kenë takime.

Samir Mustafa /SHENJA/ 

 

MARKETING