(VIDEO) Fillon debati publik për reforma në Këshillin Gjyqësor
Ministria e Drejtësisë nisi debatin publik për reforma në Këshillin Gjyqësor. Sipas ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov fillojnë një proces të hapur dhe transparent për gjetjen e një zgjidhje për Këshill Gjyqësor funksional të pavarur nga çfarëdolloj ndikimesh politike.
Igor Filkov, ministër i Drejtësisë
“Jemi të vetëdijshëm se është e domosdoshme të kthehet pavarësia, paanshmëria, legjitimiteti dhe profesionaliteti i Këshillit Gjyqsor dhe jam shumë i bindur se me zgjidhje ligjore kualitative do ta arrijmë këtë, por kjo varet nga të gjithë ne”.
Bartësi i këtij projekti “Mbështetje nga BE për sundimin e së drejtës” Dieter Shindlauer rikujtoi se propozimet kryesore në raportin e fundit të BE-së kushtuar Këshillit Gjyqsor kanë të bëjnë me emërimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe vërtetimin e përgjegjësisë së tyre.
Dieter Shindlauer, udhëheqës i projektit “Mbështetje nga BE për sundimin e së drejtës”
“Sfidat me të cilat përballet Këshilli Gjyqsor janë si pasoj e mospërputhjeve të akumuluara me korrnizën ligjore por gjithashtu edhe nga praktika jo të duhura të përbërjeve të kaluara të Këshillit Gjyqsor. Raporti vlerësues i BE-së përfshin 23 propozime për ndryshime kushtetuese si dhe 17 propozime për ndryshime në ligjin për Këshill Gjyqsor”.
Ndërkaq, sipas akademikut Vllado Kambovski, që është pjesë e grupeve të punës për ndryshimet ligjore, ajo për të cilën kanë diskutuar gjatë është ajo se antarët e Këshillit Gjyqsor nuk japin përgjegjësi para askujt.
Vllado Kambovski, akademik
“Këtu kemi një situatë jomjaftueshëm kozistente sa i përket asaj se para kujt dhe si japin përgjegjësi dhe del që gjatë gjithë kohës së egzistencës së tyre nuk japin përgjegjësi para askujt, pra është njëri ndër trupat e vetëm që nuk japin përgjegjësi para skujt, që le një hapsirë të madhe për devijime të mundshme nga obligimet e tyre”.
Ky ishte njëri nga katër debatet publike që organizon Ministria e Drejtësisë për reformat që duhet të bëhen në Këshillin Gjyqsor. Në to do të jenë të përfshirë ekspertë, organizata ndërkombëtare si dhe pjesë të organizatave joqeveritare. Siç kanë bërë me dije nga dikasteri i Drejtësië këto debate pritet të përfundojnë nga fundi i dhjetorit, pas çka do të dilet me propozime konkrete.
Partia më e madhe në pushtet, VMRO-DPMNE ka propozuar shpërbërjen e tërësishme si të Këshillit Gjyqsor ashtu edhe të Këshillit të Prokurorëve, propozim i cili është kritikuar edhe nga ndërkombëtarët.
Emine Ismaili /SHENJA/