(VIDEO) Filipçe reagoi ndaj glorifikimit të Mlladiqit, “Madhështimi i kriminelëve të luftës nuk është qëndrim i popullit maqedonas”

(VIDEO) Filipçe reagoi ndaj glorifikimit të Mlladiqit, “Madhështimi i kriminelëve të luftës nuk është qëndrim i popullit maqedonas”

Qëndrimet për lavdërimin e kriminelëve të luftës nuk përfaqësojnë qëndrimin e popullit maqedonas. Kështu ka deklaruar kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe. Këtë qëndrim ai e ka shprehur gjatë takimit me delegacionin e Senatit të Republikës së Francës në Kuvend, duke iu referuar deklaratave të ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, Ivan Stoilkoviq, lidhur me vdekjen e kriminelit Ratko Mlladiq.

MARKETING

Shik.mk

Filipçe theksoi se qëndrime të tilla janë qëndrime të individëve dhe nuk duhet të paraqiten si qëndrim i popullit maqedonas.

VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË

“Dhe unë dua që ta dini se ky nuk është qëndrim i popullit maqedonas. Ne nuk i justifikojmë kriminelët e luftës, dhe në asnjë mënyrë nuk i lavdërojmë. Ky është qëndrim i individëve. Ai ministër, deri para pak kohësh ishte zëvendëskryeministër i Qeverisë, ndërsa tani është ministër i Vetëqeverisjes Lokale”.

Në këtë kontekst, kreu i LSDM-së kritikoi edhe kryeministrin, Hristijan Mickoski, për mungesën e reagimit ndaj deklaratave të ministrit.

Filipçe tha se Maqedonia e Veriut ka miqësi tradicionale me popujt e rajonit dhe se kjo miqësi nuk duhet të vihet në pikëpyetje për shkak të qëndrimeve të individëve. Megjithatë, sipas tij, miqësia mes maqedonasve dhe serbëve nuk mund të përdoret si arsyetim për të justifikuar apo lavdëruar kriminelët e luftës.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING