(VIDEO) Filipçe: Qytetarët po paguajnë me xhepa bosh “përrallat e sukseseve” të kryeministrit

(VIDEO) Filipçe: Qytetarët po paguajnë me xhepa bosh “përrallat e sukseseve” të kryeministrit

Për dallim nga kryeministri Mickoski, kryetari i partisë opozitare LSDM, Venko Filipçe, ka deklaruar  se qytetarët po përballen me rritje të çmimeve dhe përkeqësim të standardit të jetesës, duke akuzuar Qeverinë për mungesë masash konkrete në menaxhimin e krizës ekonomike.Sipas Filipçes, qyetarët  po e paguajnë shtrenjtë paaftësinë e Qeverisë.

VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË

“Qytetarët sërish po i paguajnë shtrenjtë përrallat dhe paaftësinë e kryeministrit Mickoski. Po i paguajnë me xhepa bosh dhe me frigoriferë bosh. Ne kemi paralajmëruar me kohë se nevojiten masa konkrete për të ndihmuar qytetarët, por Qeveria nuk ka ndërmarrë asgjë.”

Ai theksoi se LSDM ka propozuar masa konkrete për lehtësimin e barrës financiare për qytetarët, por ato, sipas tij, janë refuzuar nga Qeveria.

VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË

“Kemi propozuar uljen e TVSH-së për karburantet në 5 për qind, për produktet bazë ushqimore në zero për qind, uljen e akcizave për 4 denarë dhe përgjysmimin e çmimit të pikave të pagesave rrugore. Këto masa do të kishin efekt real për çdo familje, por u refuzuan.”

Filipçe shtoi se masat e mëvonshme të Qeverisë kanë qenë të vonuara dhe të pamjaftueshme, ndërsa çmimet, sipas tij, tashmë kanë shënuar rritje të ndjeshme. Ai kritikoi edhe deklaratat e Qeverisë për gjendjen ekonomike në vend, duke thënë se ato nuk përputhen me realitetin. Për të tejkaluar për gjendje,  ai kërkoi masa urgjente për mbrojtjen e qytetarëve.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING