(VIDEO) Festa e 28 nëntorit, Mickoski: Flamuri shqiptar do të vendoset në shumë komuna
Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se flamuri shqiptar më 28 nëntor do të vendoset në vend në shumë komuna. Ai tha se edhe dita e alfabetit shqip është festuar në mënyrë dinjitoze në vend por theksoi se është i zhgënjyer që në takimin në mes kryetarit të LSDM-së dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama në konsullatë në Manastir nuk u vendos flamuri maqedonas.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Jam plotësisht i vetëdijshëm që me 28 nëntor në shumë komuna në qytetin e shkupit dhe në shumë komuna në të gjithë Maqedoninë flamuri shqiptar do të vendoset, ashtu siç është vendosur. Para disa ditësh ne shënuam ditën e alfabetit shqip dhe e bëmë këtë në një mënyrë me të vërtetë dinjitoze. Ne jemi të kënaqur që kryeministri i Shqipërisë dhe kryeministri i Kosovës ishin të pranishëm në Manastir. Më vjen keq që le të themi në takimin me liderin e LSDM-së në konsullatë në Manastir flamuri maqedonas nuk u ekspozua, por mendoj se ishte nga neglizhencë nga ana e protokollit të LSDM-së”.
Ndërkaq bashkëkryetari I VLENIT Izet Mexhiti i pyetur për kremtimin e festës së 28 nëntorit u bëri apel qytetarëve që të festojnë në mënyrë dinjitoze dhe të mos bien pre e e provokimeve për keqpërdorim të kësaj dite.
IZET MEXHITI, BASHKËKRYETAR I VLENIT
“Ditëve në vijim do të shënohet në mënyrë dinjitoze dhe I ftojmë të gjithë qytetarët edhe në mënyrë institucionale edhe si qytetarë, si shqiptarë ta festojmë festën e 28 nëntorit, duke bërë apel që të shënohet në mënyrë dinjitoze dhe most ë biem pre e provokimeve që dikush don ta keqpërdor edhe alfabetin edhe gjuhën edhe flamurin vetëm për pike politike”.
Mexhiti tha se festimet do të organizohen në disa qytete, duke përmendur Çairin dhe Tetovën, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që këtë ditë ta shënojnë me dinjitet.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/

