(VIDEO) Fëmijët t’i mësojnë gjuhët e huaja nga serialet, nuk i duhet gramatika, ministrja kërkon falje

(VIDEO) Fëmijët t’i mësojnë gjuhët e huaja nga serialet, nuk i duhet gramatika, ministrja kërkon falje

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska kërkon falje për deklaratën e dhënë një ditë me parë, që gjuhët e huaja nxënësit t’i mësojnë përmes serialeve. Ajo thotë se nuk e ka pasur fjalën për librat e gjuhëve të huaja, por për lëndën e kulturës dhe gjuhën e bashkësive. Por, mendon se gramatika duhet të mësohet përmes lëndëve mësimore dhe librave.

Vesna Janevska, ministre e Arsimit

Shfrytëzoj rastin të kërkoj thellësisht ndjesë për keqshprehjen time dje, pasi nuk jam sqaruar ashtu siç duhet. Pra, nuk bëhet fjalë për gjuhët e huaja që i përmenda për të cilat tenderët disa herë për mua për shkaqe të panjohura janë anuluar dhe ende janë në procedurë të ankesave. Bëhet fjalë për kulturë dhe gjuhë e bashkësive, kuptohet dhe nënkuptohet se gramatika duhet të mësohet përmes programeve mësimore dhe librave, por lënda e kulturës dhe bashkësive, potencoj numri më i madh i atyre librave, Byroja nuk i ka aprovuar përshkak të jocilësisë së atyre librave”.

Ndaj deklaratës së ministres që bëri një ditë më parë, ka reaguar LDSM-ja, e cila thotë se DPMNE-ja dhe ministrja Janevska vetëm dy muaj pas marrjes së pushtetit konfirmuan se arsimi nuk do të jetë aspak prioritet për ta.

LSDM

Është për të ardhur keq që DPMNE caktoi një ministre të arsimit, e cila, mendon se është e rëndësishme që fëmijët vetëm të kuptojnë një gjuhë të huaj, e jo të mësojnë gramatikën, përemrat dhe emrat. Krahas kësaj deklarate tejet skandaloze dhe njëkohësisht komike, Janevska pohoi se statusi i edukatoreve për DPMNE-në nuk është i rëndësishëm. Ai ka konfirmuar se të ardhurat dhe pagat e arsimtarëve nuk do të rriten siç ishte në kohën e LSDM-së”.

Ndryshe, vitin e ardhshëm shkollor nuk do të ketë pushim pranveror për nxënësit, pushim që u aplikua për të herën këtë vit. Viti i ri shkollor do të fillojë më 2 shtator.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING