(VIDEO) Fatmir Limani: Zgjedhjet parlamentare, sa më shpejt aq më mirë!
Ministër i Punës dhe Politikës Sociale Fatmir Limani e konfirmon edhe njëherë se i ka ndarë rrugët me koalicionin VLEN. Limani në këtë post ishte emëruar si përfaqësues i koalicionit shqiptar në pushtet VLEN.
Fatmir Limani, Ministër i Punës dhe Politikës Sociale
“Moti kohë ka përfunduar unë dhe VLEN-I”.
Ai foli edhe për temën e zgjedhjeve, e cila u aktualizua këto ditë. Sipas tij, sa më shpejtë të ketë zgjedhje aq më mirë.
Fatmir Limani, Ministër i Punës dhe Politikës Sociale
“Sa më të shpejta të jenë ato, aq më mirë do të jenë për vendin tonë, për zhvillimin ekonomik, në të njejtën kohë për rifreskimin e radhëve si në kuadër të VLEN-it, ashtu edhe në kuadër të çdo subjekti apo strukture politike”.
Situata tensionuese fillimisht ka nisur mes tij dhe liderit të partisë së tij, që është pjesë e VLEN-it, Bilalll Kasami. Ky i fundit publikisht kishte shprehur pakënaqësi nga puna e ministrit Limani. Mirëpo në të njejtin mendim me Kasamin, nuk ishte edhe kryeministri Hristijan Mickoski, i cili shprehej i kënaqur nga puna e Limanit. Ndërsa tensionet janë reflektuar edhe në deklarata publike dhe qëndrime të ndryshme mes partnerëve të koalicionit. Situata kulmoi kur Limani u pa në një fotografi me Ali Ahmetin, në iftarin e organizuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

