(VIDEO) Ekspoziv bankomatit në Butel, shpëtojnë paratë dëmtohen tre makina

(VIDEO) Ekspoziv bankomatit në Butel, shpëtojnë paratë dëmtohen tre makina

Katër persona i kanë vënë eksplozivin një bankomati në Butel, por nuk kanë arritur që t’i marrin paratë. Edhe pse rruga ishte e bllokuar nga ana e policisë, Televizioni Shenja pa nga afër nënpunësit policor të  shoqëruar nga prokurorë që ishin duke kryer hetimet.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se sot në mëngjes në orën 3:38 në Sektorin e Punëve të Brendshme – Shkup është lajmëruar se në zonën e Butelit katër persona të cilët kishin ardhur me një automjet, kanë vendosur mjetin shpërthyes në një bankomat dhe kanë tentuar të marrin para, por nuk kanë pasur sukses.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Nga shpërthimi janë dëmtuar tre automjete. Nuk ka persona të lënduar. Po vijojnë hetimet nga ana e nëpunësve policor dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”.

Kjo nuk është hera e parë që ndodhë një ngjarje e tillë. Njejtë ka ndodhur edhe në muajin dhjetorë të vitit të kaluar, në njërën prej qendrave tregtare të Shkupit, ku katër persona të armatosur me kallashnikovë dhe të maskuar me maska në kokë, me ndihmën e eksplozivit,  patën  hedhur në erë  4 bankomatë duke i marrë paratë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING