(VIDEO) Edon Zhegrova i papërmbajtshëm, i shënon Lyonit

(VIDEO) Edon Zhegrova i papërmbajtshëm, i shënon Lyonit

Edon Zhegrova gjen golin e radhës në kampionatin francez. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës realizoi golin e dytë në takimin që Lille po luan me Lyonin në “Stade Pierre-Mauroy”.

Në minutën e 37-të, 25-vjeçari mori një pasim në krahun e majtë të sulmit dhe hyri me driblimet e tij të zakonshme në zonë, ku lëshoi një diagonale të pakapshme për portierin mik.

Më herët për Lille kishte zhbllokuar rezultatin me Diakite. Për Edon Zhegrovën ky është goli i gjashtë në Ligue 1 në këtë sezon.

MARKETING