(VIDEO) Dyshohet për shpërdorim detyre, kallëzim penal për një prokuror të lartë nga Manastiri

(VIDEO) Dyshohet për shpërdorim detyre, kallëzim penal për një prokuror të lartë nga Manastiri

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se një prokuror i lartë publik nga Manastiri është privuar nga liria, ndërsa ndaj tij është ngritur kallëzim penal nën dyshimin se ka marrë shpërblim për ndikim të kundërligjshëm gjatë marrjes së vendimeve nga prokurorë të tjerë publikë. Sipas MPB-së bëhet fjalë për personin me inicialet P.V. (61) nga Prilepi, ku me urdhër të gjykatës kompetente është kryer bastisje në shtëpinë e tij në Prilep, si dhe në hapësirat zyrtare që ai i përdor.

MARKETING

Shik.mk

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Gjatë ditës së sotme (07.10.2026), Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Krimit të Rëndë pranë MPB-së ka paraqitur në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kallëzim penal kundër P.V. (61) nga Prilepi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘marrje shpërblimi për ndikim të kundërligjshëm’, nga neni 359, paragrafi 3, në lidhje me paragrafin 2 të Kodit Penal”.

Nga MPB thonë se, ai në cilësinë e prokurorit të lartë publik në Prokurorinë e Lartë Publike në Manastir, në disa raste ka ndikuar në marrjen e vendimeve nga prokurorë të tjerë publikë, me qëllim që ndaj autorëve të veprave penale të shqiptoheshin dënime më të buta. Nga MPB-ja shtojnë se aktivitetet vazhdojnë me qëllim mbledhjen e provave shtesë dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Zebushe Ramadani /SHENJA/

MARKETING