(VIDEO) Dy gola dhe dy asiste, Taulant Seferi jep spektakël në fitoren e skuadrës së tij

(VIDEO) Dy gola dhe dy asiste, Taulant Seferi jep spektakël në fitoren e skuadrës së tij

Taulant Seferi rikthehet të gjejë rrugën e rrjetës në Emiratet e Bashkuara Arabe me fanellën e Bani Yas, madje duke shënuar dy herë. Sulmuesi i kombëtares shënoi në minutën e 45+1 të ndeshjes së kampionatit ndaj Hatta, teksa nuk fali në zonë duke shfrytëzuar në maksimum asistin e shokut të skuadrës.

Sakaq, Seferi realizoi golin e dytë personal në minutën e 51. Por, ish-lojtari i Tiranës nuk u ndal me kaq pasi dhuroi edhe dy asistë në pjesën e dytë.

Për 27-vjeçarin, ky ishte goli i nëntë në këtë sezon ndërsa Seferi ka në llogarinë e tij edhe tre asistë.

MARKETING