(VIDEO) Drejtoresha Qirezi: Përpiqemi t’i mbajmë nën kontroll nxënësit problematikë

(VIDEO) Drejtoresha Qirezi: Përpiqemi t’i mbajmë nën kontroll nxënësit problematikë

Drejtuesit e shkollave përpiqen që të sigurojnë ambient pa dhunë në shkolla. Këtë e pohon drejtoresha e Shkollës Fillore “Adem Jashari”, Fitore Qirezi, e cila për Televizonin Shenja deklaroi se siguria dhe edukata varet edhe nga bashkëpunimi mes mësidhënësve dhe prindërve. Drejtoresha Qirezi thekson se në këtë shkollë që ajo drejton, respektohen ligjet e Ministrisë së Arsimit dhe rregullorja që ka kjo shkollë.

QIREZI,DREJTORESH E SHKOLLËS FILLORE ADEM JASHARI

“Ne shkollën tonë kemi vazhdimisht trajtime nga stafi pedagogjik, nga psikologja, nga puntorja sociale,  por edhe nga defektologja, kemi vazhdimisht kontakte me prindërit, që edhe nxënësit kur kemi p.sh raste që kanë vërejtje nga cila do anë, kemi edhe këshillimore me prindër, mirëpo edhe me nxënës kemi këshillimore, ku dihet se arsimtarët janë ata që i zbulojnë dhe i shohin çregullimet, qoftë emocionale, qoftë çregullime tjera, që i vërëjnë tek nxënësit  dhe e lajmërojnë tek psikologja e shkollës, por edhe prindëri që të mirret masa”.

Drejtoresha Fitore Qirezi, madje deklaron se janë në komunikim dhe bashkëpunim vazhdimishtë edhe me Ministrin e Punëve të Brendshe, që nëse eventualisht ndodhë diçka e padëshiruar ata të intervenojnë menjëherë.

Përndryshe, për sigurinë në shkolla, disa ditë më parë për Televizionin Shenja, e pohoi edhe drejtori i shkollës së mesme të qytetit të Shkupi,” Zef Lush Marku”, Arben Memeti, i cili tha se në atë shkollë funksionojë trekendësishi, prindër-nxënës, profesor dhe reagohet në kohë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING