(VIDEO) Disa prej çmimeve të ngrira të produkteve do të shtrenjtohen

(VIDEO) Disa prej çmimeve të ngrira të produkteve do të shtrenjtohen

Një pjesë e produkteve me çmime të ngrira do të shtrenjtohen për shkak se është shtrenjtuar importi. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka bërë të ditur se të martën e javës së ardhshme do të ketë korrigjime në disa prej çmimeve pasi kanë konstatuar se importuesit kanë raportuar çmime më të larta në Drejtorinë doganore.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË

“Aq sa janë rritur çmimet e importit të produkteve të caktuara, do të rritet edhe çmimi i ngrirë. Nëse ka ulje të çmimeve që janë paraqitur në Drejtorinë doganore, çmimi i atij produkti do të ulet në përqindje të asaj uljeje. Nëse është e njejtë, do të mbetet e njëjtë. Në përgjithësi importet tona janë nga Greqia, Turqia, Shqipëria dhe Serbia, dhe duke iu referuar çmimeve të reja që raportohen në Drejtorinë doganore, të martën e ardhshme Qeveria do të rishikojë çmimet e ngrira”.

Ministri Bekteshi kujtoi se të dhënat që ka Ministria e Ekonomisë për fatura fiktive për importin e pemëve dhe perimeve që do t’i dorëzojë në të gjitha institucionet kompetente, por edhe se do t’i publikojë për të nxitur institucionet të veprojnë. Ministri ka akuzuar se shumë nga importuesit e mëdhenjë kanë raportuar disa fatura në Drejtorinë doganore, ndërsa të tjerat me çmime më të ulëta kanë qenë në kompanitë ku paguajnë. Ai ka kërkuar nga institucionet kompetente që të hetojnë dhe ka theksuar se dënimi për evazion fiskal mbi 10 mijë euro është krim.

Тë martën qeveria e solli vendimin për ngrirje të çmimeve të pemëve dhe perimeve.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING