(VIDEO) Dimitrov: Duhet ofertë dhe sinjal direkt nga BE-ja për integrimin e rajonit

(VIDEO) Dimitrov: Duhet ofertë dhe sinjal direkt nga BE-ja për integrimin e rajonit

Nevojitet një ofertë e drejtpërdrejtë nga BE-ja, një sinjal se këtë herë Bashkimi Europian është serioz për zgjerimin me vendet e rajonit. Kështu  theksoi ish-zëvendëskryeministri dhe ish shefi i diplomacisë, tani president dhe bashkëthemelues i Qendrës Ballkanike për Politika Konstruktive “Zgjidhja”, Nikolla Dimitrov gjatë pjesëmarrjes në Forumin e nëntë Delphi, në Athinë. Dimitrov duke folur në një panel diskutimi për perspektivën e BE-së për Ballkanin Perëndimor, tha se i gjithë procesi është si të ngjitesh në një mal të madh, ngjashëm me atë ku ndodhet qyteti antik grek Delphi, mikpritës i forumit , por siç tha ai se “nuk ka alternativë ndaj integrimit evropian”.  Dimitrov theksoi se në të gjithë procesin, si Bashkimi Evropian ashtu edhe vendet kandidate duhet të bëjnë pjesën e tyre të punës.

NIKOLLA DIMITROV

“Mendoj se do të jetë e mençur të përfundojmë projektin evropian me vendet e rajonit, si dhe me vendet kandidate Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë. Nëse nuk mund ta bëjmë këtë, zëri evropian në botë do të dobësohet”.

Ai theksoi rëndësinë e përfundimit të procesit të integrimit me vendet e rajonit dhe mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për këtë qëllim. Dimitrov gjithashtu u fokusua në rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe në potencialin për të ndikuar në zhvillimet në vendet fqinje. /SHENJA/

 

MARKETING