(VIDEO) Dimitrievska – Koçoska: Po fillojmë një qasje të re në menaxhimin e investimeve
Në Ministrinë e Financave sot është mbajtur mbledhja e parë e Komitetit për financa publike – një trup ndërinstitucional, detyra e të cilit është të shqyrtojë dhe të përcaktojë prioritetet për financimin e projekteve të propozuara për investime publike të pushtetit qendror.
Ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska-Koçska, tha se Qeveria dhe Ministria e Financave do të mund të marrin vendime më transparente dhe më të organizuara për projektet që janë të pjekura dhe të gatshme për investim, ndërsa njëkohësisht do të lehtësohet planifikimi i buxheteve për vitet e ardhshme. Ajo shtoi se qëllimi i kësaj reforme është që investimet publike të planifikohen dhe realizohen në mënyrë shumë më të përgjegjshme, mbi bazën e kritereve të qarta, realizueshmërisë reale dhe logjikës afatgjatë zhvillimore.
GORDANA DIMITRIEVSKA-KOÇOSKA, MINISTRE E FINANCAVE
“Sot së bashku me kryeministrin, po mbajmë mbledhjen e parë të Komitetit për investime publike, me çka fillojmë një qasje më sistematike në planifikimin dhe menaxhimin e investimeve publike në shtet. Bëhet fjalë për një mënyrë të re organizimi dhe vendimmarrjeje kur bëhet fjalë për projekte kapitale me vlerë mbi 5 milionë euro”.
Koçoska tha se Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore e lavdërojnë punën e qeverisë së Maqedonisë së Veriut në lidhje me konsolidimin e buxhetit, duke shtuar se ka parashikime që në 10-15 vitet e ardhshme, shumë shtete të mëdha evropiane do të bankrotojnë, por ministrja siguron që në mesin e këtyre shteteve nuk do të jetë Maqedonia e Veriut.
GORDANA DIMITRIEVSKA-KOÇOSKA, MINISTRE E FINANCAVE
“Unë me sa mbaj mend, kryeministri kishte takime me mërgimtarë që po kthehen. Edhe në perëndim gjendja nuk është siç ka qenë më parë. E shihni çfarë ngjarje ka. Pritet, dmth janë disa projeksione që i kanë institucionet ndërkombëtare financiare. Në 10 deri 15 vjetër e ardhshme, shtete të mëdha evropiane, dhjetëra, do të bankrotojnë. Kjo do të thotë se njerëzit tanë që jetojnë në Evropë, e shohin si është gjendja, që nuk mund ta themi për ne, përkundrazi, neve na ka përshëndetur FMN-ja dhe Banka Botërore në lidhje me konsolidimin e buxhetit”.
Kujtojmë se Komiteti për investime publike është formuar në shtator të vitit 2025. Në punën e tij marrin pjesë të gjithë ministrat e linjës dhe ai do të mblidhet të paktën dy herë në vit, dhe sipas nevojës edhe më shpesh.
Samir Mustafa /SHENJA/

