(VIDEO) Despotovski: Po përpiqemi t’i ndihmojmë kompanisë së makinave elektrike në Tetovë

(VIDEO) Despotovski: Po përpiqemi t’i ndihmojmë kompanisë së makinave elektrike në Tetovë

Kompanitë e huaja kanë marrë rreth 20 milion euro ndihmë nga shteti, ka deklaruar drejtori i Zonave Industriale Zhvillimore Teknologjike, Jovan Despotovski. Në intervistën për Radion Evropa e Lirë,  ai është prononcuar edhe për shkaqet e ngecjes së investimeve – për makinat elektrike në Tetovë, gurthemeli i së cilës është vënë para 16 muajsh.

JOVAN DESPOTOVSKI, DREJTOR I ZONAVE INDUSTRIALE ZHVILLIMORE TEKNOLOGJIKE

“Po përpiqemi t`i ndihmojmë kompanisë që të sigurojë imput cilësor nga aspekti i projektit bazë konform rregullativës sonë, për shkak se projektet me të cilët erdhën këtu duket se janë të adaptuar për tregjet e Evropës Perëndimore, respektivisht në Gjermani. T`u ndihmojmë në pjesën e sigurimit të dërgesës cilësore lidhur me nevojat për ndërtime në  objekt. Për momentin punojnë ekipet e vet kompanisë me disa kompani më të mëdha ndërtimi për të mbyllur segmentin e ndërtimit të objektit. Duam t`i japim shans vet projektit”

Edhe një investim që shkaktoi interesin e publikut ishte ndërtimi i studiove të filmit të regjisorit të njohur holivudian Xhon Malkoviçit. Sipas Despotovskit fokusi i kompanisë fillimisht ishte në pronën e patundshme komerciale sesa në studio e filmit, por pas reagimeve çështjet kanë ndryshuar.

JOVAN DESPOTOVSKI, DREJTOR I ZONAVE INDUSTRIALE ZHVILLIMORE TEKNOLOGJIKE

“Kemi bisedime të ripërtërira në disa javët e fundit, ku vet kompania gjithnjë e më shumë është e fokusuar për të zhvilluar studio e filmit. Punojmë me ta në këtë proces. Qëndrimi ynë është se nëse me të vërtetë janë të interesuar dhe të sjellin mjete financiare dhe projekte në pjesën e studiove filmike, jemi të interesuar t`u japim shansin dhe të do të vazhdojmë në këtë drejtim”

Në vitin 2022 Enti Shtetëror për Revizion kishte “skanuar” punën e Zonave ekonomike, nëse ndihmat për kompanitë e huaja ndahen pa transparencë dhe kritere. Drejtori Despotovski është shprehur se Revizioni është bërë në këtë Drejtori për herë të parë pas 10 viteve dhe ka përfshirë revizionin nga viti 2015 deri vitin e kaluar. Sipas tij, është pozitive se nuk janë gjetur parregullsi financiare dhe keqpërdorime. /SHENJA/

 

 

MARKETING