(VIDEO) Dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës, deputetja e AAK-së gjuajti me vezë Albin Kurtin

(VIDEO) Dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës, deputetja e AAK-së gjuajti me vezë Albin Kurtin

 

MARKETING

Description of image

Vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ëshë shoqëruar me tensione mes kundërshtarëve politik. Në seancën e sotme e cila nisi me mbi një orë vonesë, pritej të hidhet në votim zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, megjithatë Lëvizja Vetëvendosje nuk propozoi sërish emër. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministër në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar përsëri kohë shtesë për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit të Kosovës për shkak të mungesës së një marrëveshje politike. Pas kësaj deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj ka hedhur ve në drejtim të tij .Seanca u përshkallëzua dhe u ndërpre, pas intervenimit të deputetëve të tjerë dhe forcave të sigurisë.

 

 

Kurti para deputetëve tha se takimet e tij si kryetar i subjektit fitues të zgjedhejve të 7 qershorit, Lëvizjes Vetëvendosje, dhe kryeministër në detyrë, kanë vazhduar por ende pa një marrëveshje politike. Ndërkaq, pas ndërprerjes së seancës, ai ju tha gazetarëve se, s’ka propozuar emër, meqë pa marrëveshje për presidentin, do të ishte shkuarje në zgjedhje të reja.

Albin Kurti, kryetar i LVV-së

Nuk ka kuptim që të mos bëjmë marrëveshje. Nuk ka kuptim që të mos bashkëbisedojmë. Në këto orët e fundit, ndërmjet fillimit të seancës për konstituimin e Kuvendit dhe vazhdimit të kësaj seance, unë kam pasur takime. Gjithashtu kam shkruar letra. Kam shkruar letra që ftojnë për takime, kam shkruar letra që japin përgjigje për qëndrimet e subjektit tim, kam shkruar mesazhe telefonike për t’u takuar me liderët e partive politike dhe unë nuk besoj që duhet t’i shpallim përpjekjet të dështuara apo të përfunduara”.

Ndaj këtyre zhvillimeve kanë reaguar partitë opozitare. Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova sot ka hyrë në një fazë të re derisa i ka bërë thirrje kryetarit të LVV-së Albin Kurtit që ta propozojë kandidatin për kryeparlamentar. Ai ka theksuar se vendi ka lëvizë “drejt një anarkie të plotë, burim i së cilës është Albin Kurti dhe LVV”.

Edhe deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që ta propozojë emrin për kryetar të Kuvendit pasi kryetari i saj Albin Kurti kërkoi kohë shtesë duke e ndaluar vazhdimin e seancës konstituive. Lushaku e ka quajtur këtë të papërgjegjshme. /SHENJA/

 

MARKETING