(VIDEO) Dëshmoi nëna e Vanjës: Babai i saj që nga momenti i parë tha se vajza është rrëmbyer

(VIDEO) Dëshmoi nëna e Vanjës: Babai i saj që nga momenti i parë tha se vajza është rrëmbyer

Që nga momenti i parë i zhdukjes së Vanjas, Aleksandar më tha se ajo është kidnapuar. Kur e kam pyetur përse mendon kështu më ka thënë vetëm se nuk mund të jetë diçka tjetër”. Kjo ishte një copëz e dëshmisë së nënës së Vanjas Zorica Gjorçevska, për babain e Vanjas, Aleksandar Gjorçevski, i cili gjithashtu është i akuzuar në këtë rast. Në seancën gjyqsore për vrasjen e dyfisht të Vanja Gjorçevskas dhe Pançe Zhezhoskit, Gjorçevska tregoi se banesa në të cilën ka ndodhur grabitja e Vanjas, është e trashëguar nga babai i saj, por kishte vendosur ta regjistrojë në emër të ish bashkëshortit. Se a e ka ditur ky i fundit se Vanja të nesërmen do të shkonte e vetme në shkollë, ajo tha se personalisht nuk e ka informuar, por me siguri këtë e kanë bërë fëmijët për shkak se ata, siç tha, kanë pasur komunikim të vazhueshëm me të. Se Aleksandar ishte arrestuar, tha se e ka kuptuar nga mediat.

ZORICA GJORÇEVSKA, NËNA E VANJAS

Atë ditë Vanja ka dalur nga shtëpia në ora 7:20 për në shkollë. Unë dal në orën 7:40. Në atë moment e pash sms porosinë e mësuesës se Vanja mungon në orën e parë. Menjëherë e telefonova Vanjan, por nuk ishte e qasshme. Lokacioni i Google ma nxorri se ajo është diku në rrugën ‘Partizaska’. Duke mos ditur çfarë të bëjë, e lajmërova Aleksandrin, i thash se Vanja nuk është. Aleksandar ishte bërë gati shumë shpejtë edhe pse zakonisht ai vonohet.Me të shkuam në lokacionin që na e tregoi Google, atje ishte një shtëpi e braktisur. Nisa të bërtas Vanja, Vanja. Rreth orës 8:30 e denoncova në polici. Nuk më tha asgjë për humbjen e Vanjas. Ai gjithë kohës ishte i qetë, i tërhequr, i mërzitur, edhe pse din të jetë impulsiv dhe të reagoj duke më fajësuar mua”.

Në sencën e sotme dëshmoi edhe vajza e viktimës tjetër, Pançe Zhezhoskit. Ana Kirkova tha se babai i saj njihej me të akuzuarin Velibor Manev, sepse babai e kishte angazhuar për tu kujdesur për disa punë në shtëpi dhe se ai jetonte rreth 10 minuta nga shtëpia e Pançes. Kurse rreth asaj se çfar ka punuar Manev në shtëpinë e Zhezhoskit, e tregoi më gjerë dhëndri i të ndjerit, Todor Kirkov.

TODOR KIRKOV, DHËNDRRI I PANÇE ZHEZHOSKIT

Jemi marrë vesh që ta rregullojë oborrin e tij për 1600 euro. Pançe ia ka dhënë 1 100 dhe i ka thënë se do ta paguaj pjesën tjetër kur të kthehet nga Gjermania, por nuk ja kishte paguar sepse nuk e kishte pëlqyer punë që e kishte bërë, kështu Velibor i kishte hequr pllakat e betonit nga oborri”.

Avokati i të akuzuarit të parë Lupço Palevskit- Pallço, Marjan Vitanovski për mediat tha se nga dëshmitë e sotme, nuk mund të gjendet lidhshmëri në mes të akuzuarit Lupço Palevskit me veprat e kryera penale.

MARJAN VITANOVSKI, AVOKAT I PALLÇOS

Unë besoj fuqishëm në pafajsinë e klientit tim. Për tani, nuk ka asnjë pjesë nga deklaratat e tyre që çojnë drejtë asaj që Palevski është autor i veprave penale”.

Deklarata e Zoricas vetëm e vërtetoi tezën e mbrojtjes se klienti im Aleksandar Gjorçevski nuk ka asnjë lidhje me veprat penale, tha avokati i babait të Vanjas, Vlladimir Tufegxhiq.

Vlladimir Tufegxhiq, avokat i Aleksandar Gjorçevskas

Të gjithë e dëgjuat dëshminë, besoj e vutë re se vetë dëshmitari nuk tha që Aleksandar ka bërë diçka jo të zakonshme ose diçka që një njeri normal zakonisht nuk do e kish bërë në atë moment”.

Seanca do të vazhdoj të mërkurën me dëshmitarë të tjerë.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING