(VIDEO) Debat, sa u zbatua ligji i shtetësisë?!

(VIDEO) Debat, sa u zbatua ligji i shtetësisë?!

Me rastin e dy vjetorit të miratimit të Ligjit të ri për Shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Instituti për Politika Publike zhvilloi një debat publik ku u diskutuan të arriturat dhe sfidat e mbetura në zbatimin e ligjit, drejt eliminimit të pashtetësisë në vend. Arben Fetai, drejtor i institutit tha se fushata shtetësia u karakterizua me një bllokadë disa mujore në kuvend dhe mobilizim të gjithmbarshëm shoqëror për një kauzë të drejtë, kauza ishte e drejtë sepse synohej ti jipet fund një diskriminimi flagrant që zgjati për 3 dekada kundër shqiptarëve të këtij vendi por edhe kundër disa bashkësive më të vogla siç janë romët.

ARBEN FETAI, DREJTOR I IPP ARBËN XHAFERI

“Nga hyrja në fuqi e këtij ligji ne kemi monitoruar në vazhdimësi zbatimin e ligjit përfshirë përmes bashkëpunimit me deputetët në kuvendin e Republikës të cilët vazhdimisht kanë ngritur pyetje parlamentare drejtuar institucioneve, përfshirë gjithashtu përmes kërkesave për qasje në informata me karakter publik. Siç e dimë në vendin tonë asnjëherë nuk janë problem sjelljet e ligjeve por zbatimi I ligjeve”.

Ilire Dauti deputete nga Aleanca për Shqiptarët tha se aso kohe i kishin gjithë kundër jo vetmëm partitë politike maqedonase po për fat të keq edhe partitë politike shqiptare të cilat sipas saj nuk arrinin të kuptonin kauzen e sinqertë dhe të drejtë të tyren .

ILIRE DAUTI DEPUTETE 

“Jemi qytetar të një shteti që në veçanti ka problem me implementimin e ligjeve  dhe kjo është e shprehur jo vetëm në ligjet e avokatit të popullit madje edhe në raportin e fundit por edhe në raportet e shumë institucioneve tjera relevante që implementimi I ligjeve mbetet një prej faktorëve, një prej atyre elementeve që bën që ligjet edhe pot ë miratohen në kuvend më pas ka probleme serioze me implementimin e tyre”

Suzana Saliu, Zëvendëse  e Avokatit të Popullit tha se kjo çështje është mjaft problematike sepse ka vite që flasim për këtë problematikë por akoma çështja nuk është zgjidhur. Ajo më tej theksoi se të shumtë janë personat që kërkojnë edhe braktisjen e shtetësisë maqedonase.

SUZANA SALIU, ZËVENDËSE  E AVOKATIT TË POPULLIT

“A e dini sa persona kërkojnë braktisje të shtetësisë të Maqedonisë, me qindra, mijëra në vjet. Ne kur e dëgjuam ishte një shifër frapante të cilën nuk donim ta besojmë dhe nuk donim  të alarmojmë ta nxjerim në pah se aq shumë qytetarë që jetojnë jashtë kërkojnë braktisjen e shtetësisë”.

Debatuesit thane se implementimi I ligjit të shtetësisë në RMV nuk zhvillohet në mënyrë të suksesshme.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING